Mediat në Kroaci flasin për Ilir Dajën, elozhe edhe nga legjenda e Hajduk: E duan trajner të Shqipërisë

16 Gusht 2025, 13:05Sport TEMA
Mediat në Kroaci flasin për Ilir Dajën, elozhe edhe nga legjenda

Mediat në Kroaci janë ndalur gjatë te shkrimet e mediave shqiptare për Ilir Dajën, veçanërisht në shkrimet e ardhura nga Sport Ekspres. “Njeriu që eleminoi Hajdukun është një hero në Shqipëri. Daja është specialist për ekipet e Kroacisë, shqiptarët e duan gjithashtu në stolin e Shqipërisë”, ishte titulli i hapur nga Sportske.Jutarnji.

Nga ana tjetër, media tjetër kroate, Index.hr e hap shkrimin me titullin: “Shqiptarët e adhurojnë trajnerin e tyre. Hajduku hodhi në fushë edhe një lojtar të Milanit”. Në këto shkrime tregohet pasqyrimi i ndeshjes i bërë nga Sport Ekspres, ndërsa mediat kroate theksojnë faktin se Ilir Daja ka eleminuar më parë edhe Dinamo Zagrebin me Skënderbeun duke hyrë në fazën e grupeve të Europa League.

Madje Ilir Daja e mundi Dinamo Zagrebin edhe me Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League, 2-0, ndërsa në transfertë humbi 3-0. Më pas mediat kroate tregojnë se në Shqipëri e duan Ilir Dajën që të jetë trajneri i Kombëtares. Kështu ata i pasqyrojnë edhe publikut të tyre se i mundi një trajner që në Shqipëri është kthyer në një model.

Por jo vetëm kaq, një legjendë e Hajdukut, Vladimir Balic, i ka bërë elozhe të mëdha Ilir Dajës. Teksa ka bërë analizën e ndeshjes dhe humbjen e Hajdukut në mediat kroate, ai tha se merita i shkon trajnerit të Dinamos për atë kualifikim në Air Albania.

“Të mbështesësh Hajdukun është si të shkosh te dentisti, e di që do të të dhembë, por të bëjnë një injeksion dhe me kalimin e kohës mpihesh. Dinamo City tregoi që në fillim se e kuptuan që e vetmja mënyrë që mund të ndiqnin për të kaluar ishte fanatizmi.

Që në fillim, cdo lojtar i Dinamos, vraponte me fanatizëm, ishin agresivë dhe luftarakë. Ata e hoqën topin shumë shpejt nga kundërshtari, gjë që trajneri i tyre, përmes disa analizave, padyshim e pa si çelësin për të fituar këtë ndeshje. Lojtarët ndoqën vazhdimisht idetë e tij dhe përfundimisht ia dolën mbanë. Ata ishin shumë mbresëlënës në vertikalizëm dhe shumë atletë, vraponin pafundësisht”, tha legjenda e Hajdukut, ish-portieri Balic duke vlerësuar akoma më shumë punën e bërë nga Ilir Daja. 

3 Komente

  1. K
    Krenar per shqiponjen

    Ka vite qe I Daja kerkohet si trainer I Kombetares! Por Duka e kompani e justifikojne se ai nuk ka "staff mbeshtes"!!!! Aresyetim I I dobete! Armand Duka Leshi, thire Ilirin jepi 1/3 e Selvinjos dhe shih cfare ndodhe! Perpara ae rather rasing te huajte! I I prifte e mbara Shqiperise!

    Përgjigjjuni
    1. t
      trajneri

      Nje trajner shqiptar, sido qe te jete, do ndikohet ne ambientin shqiptar! Prandaj zgjidhet nje i huaj, qe te pakten te mos jete nen ndikimin e realitetit shqiptar!

      Përgjigjjuni
    2. s
      sako

      e duan shqiptaret po nuk e do Duka. E ka zene prej fyti federaten dhe nuk leviz. Maskarai

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje