ZYRTARE/ Dinamo prezanton transferimin e bujshëm, nën urdhrat e Dajës për sfidën ndaj Jagiellonias

16 Gusht 2025, 11:49Sport TEMA
ZYRTARE/ Dinamo prezanton transferimin e bujshëm, nën urdhrat e

Dinamo ka përforcuar repartin ofensiv me një prej transferimeve më të bujshme në këtë merkato. Kryeqytetasit kanë prezantuar ditën e sotme Bernard Berishën si transferimin më të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dinamos. Bernard Berisha do të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës që në ndeshjen e radhës ndaj Jagiellonias në transfertë:

"Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë.

Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias.

Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City".

3 Komente

  1. D
    Duri

    Ky Nardi ka lujt me Kavajen qy kur ishte im vella aty . Sa vjec do jete ? Nen 35 se besoj

    Përgjigjjuni
    1. i
      info

      Benard Berisha 34 vjec! Eshte Ok

      Përgjigjjuni
    2. d
      daku

      Une mendoja se ky i kishte varur kepucet ne gozhde !! Dhe presim kampionat cilesor

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje