Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, eliminohen në Conference League nga Olimpija Ljubljanës

14 Gusht 2025, 23:48Sport TEMA
Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, eliminohen në

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, u eliminua nga raundi i tretë kualifikues i UEFA Conference League, pas një ndeshjeje dramatike kundër Olimpija Ljubljanës që përfundoi me rezultatin 2-4 pas kohës shtesë.


Ndeshja në Rrogozhinë nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën shqiptare, me golin e hershëm të Lushkjas në minutën e 6-të që ndezi shpresat e kualifikimit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt me Jelenkovic që barazoi në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, tensioni u rrit dhe Olimpija kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Marin. Por Egnatia nuk u dorëzua. Me gjithë vështirësitë, përfshirë ndëshkimin me karton të kuq të Yahaya M. në minutën e 81-të, skuadra e Edlir Tetovës arriti të barazojë rezultatin në 2-2 me një gol nga Lushkja në minutën e 86-të, duke çuar sfidën në kohën shtesë.

Në shtesë, lodhja dhe mungesa e një lojtari u ndjen. Olimpija shënoi edhe dy herë të tjera me Durdov (99′) dhe Blanco (107′), duke mbyllur llogaritë përfundimisht dhe duke i dhënë fund ëndrrës evropiane të Egnatias për këtë sezon.

2 Komente

  1. k
    keqaedhje dhe lesh lesh.

    Pra ne Rrogozhine do te mbyllet edhe "industria" e sapunit te zi 15 lek te vjetra copa per larje rrobash te pa lara zhul dhe me morra.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fonsi

      Si ka mundësi që një gazetar të bëjë kaq gabime gramatikore

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje