“Kisha besim te çunat”, presidenti i Dinamos në “qiellin e shtatë”: Me Dajën kemi firmos për 30 vite

15 Gusht 2025, 09:22Sport TEMA
“Kisha besim te çunat”, presidenti i Dinamos në

Dinamo bëri mrekullinë mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti Hajduk Split dhe u kualifikua në “Play-Off” të Conference League. Ilir Daja dhe “djemtë” bënë një ndeshje fantastike, duke vazhduar kështu rrugëtimin e tyre në Europë dhe duke shkruar historinë.

Pas sfidës padiskutim mjaft i lumtur ishte Adrian Bardhi. Presidenti i Dinamos u shpreh se kishte besim te skuadra deri në fund. Gjithashtu ka theksuar se Daja është trajneri i duhur për këtë ekip dhe se bashku kanë firmosur kontratë 10-vjeçare.

“Unë ndenja deri në fund, kisha shumë besim tek ekipi, te çunat. Jemi përgatitur shumë dhe kisha shumë besim, që do ia dilnim. E mendoja këtë mbrëmjen. Arritja e Dajës ishte ajo që doja për të qenë në kryeje të Dinamos. Ishte njeriu i duhur, për të arritur këtu. Është një grup djemsh të mrekullueshëm. I përshëndes edhe iu them, forca Dinamo. Me Dajën do të shkojnë shumë larg. 

Daja ka firmosur kontratë 30 vjeçare me Dinamon. Ky është viti i dytë, i mungojnë edhe 29 të tjera. Jam shumë rehat. Është hera e parë që unë shikoj 120 minutat e Dinamos. Një nga provat që unë e kalova. 

Dinamos i takon të jetë gjithmonë pretendente për kampion. Gjithmonë objektivat e Dinamos do të jenë për të fituar kampionatin. Kemi bërë shumë gjëra për të bërë Dinamon e madhe, i bëj thirrje popullit dinamovit, që t’i bashkohen skuadrës. Janë gjithmonë të mrekullueshëm”, përfundoi kreu i klubit.

7 Komente

  1. p
    pjeter

    Jagiellonia,ish ekep i Balajt,ka qene i huazuar atje,dhe ka bere figure te mire,ka shenuar edhe gola te rendesishem. Skuadra polake eshte shume here me e forte se Hajduku aktual,qe dihej se po kalon nje periudhe shume te keqe financiare dhe qe refkekton direkt ne ekip,Jagiellonia jo,duhet nje Dinamo kompakte qe ti rrezikoje. Kujdes organizatoreve tifozet polake,po tregohen shume pisa e provokatore.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cuku

      30 vite kontrate me trajnerin!!!!!!!!!!!!!!!Dinamos suksese por ne rrast eleminimi, mos ti dale pija presidentit dhe se mban mend kete deklarate

              1. N
                Noar

                Ilir Daja duhet te ishte emeruar trajner i kombëtares menjeherë pas kampionatit europian dhe jam i sigurte qe do ishim akoma ne loje për kualifikim ne botëror.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje