
Erling Haaland është shumë pranë një rekordi historik sa i takon Premier League-s angleze të futbollit.
Bomberi norvegjez i Manchester City-t shënoi golin e katërt në triumfin 4-1 të "Qytetarëve" kundër Arsenalit duke regjistruar golin numër 33 këtë sezon të Premier League.
Një shifër e cila e ndihmon të parakalojë Mohamed Salah në listën e golashënuesve më të mirë në elitën angleze.
Tanimë vetëm Alan Shearer me 34 gola në sezonin 1994-95 dhe Andrew Cole po me 34 gola në sezonin 1993-94 kanë shënuar më shumë se ai.
Me ende shtatë ndeshje për të luajtur, duket se Haaland e ka "në xhep" rekordin e ri.
Pritet që në ndeshjet në vijim dhe vetëm me dy gola, norvegjezi të lërë gjurmë në elitën e futbollit anglez duke shënuar një rekord të ri në kampionatin që ka 38 ndeshje.
Derisa te perplaset me skuadrat Italiane qe do ja ulin bishtin. Ne Angli te gjithe behen fenomene. Vetem kampionati Italian e teston nje lojtar.
Ka qene dikur jo sot.Juve nuk beri një fitore ne grup ne keto eliminatoret e championsit.
Premier Liga eshte kampionati me i Forte.Aty konfirmohen Super-Talentet