“A ma jep stadiumin për dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja?” - Presidenti i Vllaznisë përplaset me Benet Becin

17 Qershor 2025, 17:13Sport TEMA
“A ma jep stadiumin për dasmë, me thirrë teze, halla dhe

Vllaznia ka nisur një “luftë” me Bashkinë Shkodër, dhe kjo për shkak të një koncerti që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” nga Bujar Qamili. 

Sipas klubit shkodran, ky koncert do të zhvillohet pa autorizim.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe klubi kanë ngritur një kallëzim penal për drejtorin e Drejtorisë së Kulturës dhe drejtoreshën e Kulturës.

Xhaferi ka shpërndarë dhe një barcaletë, duke ironizuar Bashkinë.

“A ma jep stadiumin për dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja? Humor që e kuptojnë vetëm shkodranët. Ma bafshi natën e mirë”, shkruan presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

“Kjo është pak estradë. Humor shkodran si i themi ne. Jam sponsor i koncertit dhe kam marrë njoftimin nga Bujari (Qamili) personalisht që do bëjë një koncert të madh dhe i kam thënë me kënaqësi. Nuk është krenari vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë që ta mbështesim Bujarin të na japë atë muzikën e bukur. Por ndërkohë që jam sponsor, kjo është edhe pjesa e humorit, nuk isha fare në dijeni se ku do bëhej koncerti. Po flas për klubin në këtë rast, por edhe për Federatën.

Kjo është një situatë e paprecedentë, sepse mesa mbaj mend, në 30 vitet e fundit, stadiumi “Loro Boriçi” nuk është përdorur për ndryshim destinacioni përveç eventeve sportive. Në këtë rast ne po flasim për një ndryshim destinacioni. Nuk është çështja e koncertit të Bujarit, por për një qasje që ka Bashkia e Shkodrës karshi një tempulli që është i të gjithë shkodranëve, nuk është absolutisht i as i Vllaznisë e as i Bashkisë, por i gjithë shkodranëve. Madje i gjithë shqiptarëve, se aty janë luajtur ndeshje të Kombëtares…

Nuk është bërë asnjë event kulturor qëkur është bërë stadiumi i ri. Çështja është që nëse ndërrohet destinacioni, sipas ligjit, duhet që të merret vendimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Nga ana e bashkëpunimit që kemi me Bashkinë Shkodër dhe Federatën, duhet minimalisht që të ulen palët dhe ta diskutojnë.

Në kuadër të koncertit, neve na është bërë fakt i kryer. Kemi njoftuar Federatën që këtu do bëhet një koncert. Këtu ka një problem madhor, sepse stadiumi është licencuar që të luajë Vllaznia në Kupat e Europës. Ka disa kritere që Federata ia ka dërguar dhe Bashkisë Shkodër, duke njoftuar që stadiumi duhet përdorur vetëm për evente sportive.

Ne jemi habitur dhe i kemi pyetur se si e kanë marrë këtë iniciativë pa njoftuar klubin. Përgjigja e tyre ishte shumë e thjeshtë, që do bënin koncerte të vazhdueshme, sepse stadiumi është pronë e tyre.

Ne këtë nuk e mohojmë, sepse stadiumi pronë e bashkisë është, ësht5ë pronë e gjithë Shkodrës. Në dy muajt e fundit kemi vënë re që në stadium janë shtuar shumë aktivitetet dhe klubi s’ka dijeni.

Sot kemi çuar një njoftim që nëse do bëhen aktivitete pa u njoftuar me klubin, atëherë ne do vazhdojmë në rrugë ligjore. Dje u mërzitëm kur Bashkia Shkodër e bëri fakt të kryer që do bëhej koncerti.

Ne ndeshjen e parë në Europë e kemi me 10 korrik. Koncerti është më 21 qershor dhe stadiumi nuk rikuperohet dot”, u shpreh Xhaferi për Top Channel.

Por, për Bujar Qamilin kjo nuk ka rëndësi pasi ka në fokus që të dhurojë spektakël dhe jo të merret me politikë.

"Di të them që koncerti do të zhvillohet më datë 21 Qershor në orën 19:00 në stadiumin "Loro Boriçi". Po përgatitem së bashku me orkestrën për të dhuruar spektakël. Unë nuk merrem as me politikë dhe asgjë tjetër"-u shpreh Qamili për Newsbomb.al.

Përplasja mes Benet Becit dhe Presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferri, për këngëtarin duket se nuk përbën asnjë problem ndërsa u shpreh se kushdo e ka derën hapur për të marrë pjesë në koncert.

Sakaq, Alban Xhaferrin i cili ka dalë kundër realizimit të koncertit, këngëtari shprehet se e ka mik dhe sponsor në recitalin e tij.

"Sa i përket përplasjeve mes Alban Xhaferrit dhe Bashkisë Shkodër, nuk kam asnjë diskutim. Unë Alban Xhaferrin e kam mik dhe sponsor në këtë koncert. Albani dhe kushdo tjetër e ka derën të hapur.

Di të them që shumë më përpara kam marrë ftesën nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe nga Drejtoria e Kulturës shumë kohë më përpara. Kushdo e ka derën të hapur për të ndjekur koncertin. Vllazninë e kam zemër, e kam familje"-tha Qamili.

47 Komente

  1. S
    Salehu

    Po i kuj ashte stadiumi

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti

      Stadiumi është i bashkisë. Po çpunë ka bashkia? Pse ku jemi ktu në Tiranë, që bëhen koncerte në Arenën Kombëtare.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Hahaha nuk jemi as në wembley hahaha, shpellarë hesapi pupupu

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zagali

          Ky Alban Xhaferri do jete ndonje mut i Saliut.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ela

          Ne fakt ky qe e mba veten per bosin e vllaznis , jo vetem qe ka humor por edhe po i del zgjuarsia nga veshet, toc rike

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lekisti

            Gjynah Vllaznia per ket president e gjynah stadiumi që po pret ahengaxhiun qamili që i shndrroi këngët e bukura qytetare në këngë arrixhish. Ku ku medet!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shqiperia ne shitje.

            Per hir te se vertetes stadium eshte i BeBecit me tapi. Ja ka falur me ferman mbreti I Shqiperise Edvini I II-te. Tapia eshte e certifikuar nga tutori Aleks Sorros.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              TI KENKE NJE ZOG GOMARI ! Nje Kastravec , zagare zorresh i atyne qe kane marre peng SHKODREN PE 30 VITE Ju ka dale boja,populli nuk eshte dele/

              Përgjigjjuni
            2. U
              USA.

              Stadiumi eshte I Bashkis, presidenti i Vllaznis duhet te behet i zgjuar dhe ti thotë PO! Merr pjesen tende dhe mbeshtete Bujar Qamilin!Ne e duam atë!

              Përgjigjjuni
            3. N
              Nderpriteni pak ushqimin tuaj te preferuar, mos ha

              Boll me ken shkodran se t'ana i ban, kete e kuptojne vetem rrotat e carit shkodran.

              Përgjigjjuni
              1. j
                joel shkodra

                Vetem se kur te shkruash ne dialektin shkodran, interesohu me perpara per kuptimin e fjaleve. Sepse "t'ana" nuk shkruhet me apostrof sepse "tana" ka kuptimin "te tera". Me mire do te ishte ta shkruaje "te tana". Ne te folur shkurtohet "tana".

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bravo Korça

                  Joel, ti merr vesh nga gjuha aq sa merr vesh zhozefina. Kujtoni se çdo gjë "si thuhet, ashtu shkruhet". Apostrifi tregon shkrirjen e "të" dhe "tana" duke dalë "t'ana"...

                  Përgjigjjuni
              2. Q
                Qytetari jo dicidal

                Une nuk e njoh rregulloren per perdeorimin e stadiumit, por mendoj se s'eshte ndonje problem qe te zhvillohet koncerti. Kryesorja eshte qe te mos demtohet fusha. Kjo e ka zgjidhjen. Spektatori te jete i pranishem vetem ne shkallet e stadiumit dhe asnje ne fushen e blerte. Vtem podiumi te ngrihet ne mes te fushes ,pa e demtuar. Ose pse te mos jepet koncerti ne sheshin e qytetit ,kur eshte pa apgese? Jam kunder futjes nse njerezve ne fushen e blerte,kur pritet edhe ndeshja eliminatore te klubeve ....

                Përgjigjjuni
                1. w
                  ww

                  Zotni a te prish noj pune kjo apo nuk do i bo nder nje kengetari shkodran, se je xheloz? Po sigurisht qe federata dhe Bashkia vendosin per te, apo te bejme votime edhe per kete???? Nuk i dija sherrxhi shkoranet ???

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    Ky presidenti Vllaznise qeka rrote gomari per te mos thene kari. Thote qe stadiumi eshte i popullit dhe jo i bashkise. hahahahahahahaha Po bashkia a zgjidhet nga populli per ti sherbyer atij? Cfare don populli ben bashkija! Kur te bosh vete nje stadium o persident atehere fole, tani mbaje me dore. Kokeqyp!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bënët Bëci-KM në hije.

                      Njashtu t'lumt bytha e perparme

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Lushnjari.

                      Ky Xhaferri i Shkodrës po më kujton Xhaferrin e Lushnjës, do t’i këndohet këngë nga shkodranët. Dhe ku? Në kurriz të Bujar Qamilit!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bënët Bëci-KM në hije.

                        Njashtu t'lumt bytha

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bujari

                          Ti po ban HUMOR KINES !

                          Përgjigjjuni
                      2. t
                        tefiku

                        Po mire mer trap, po ne Tirane pse jane bere koncerte ne stadium biles Berisha ka bere dhe Kongres te PD apo keshtu te urdheroi Berisha.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nul Moka

                          Dhe Belua hyri me autobuz në stadium

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bënët Bëci-KM në hije.

                            Njashtu t'lumt bytha

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bujari

                              humor kines

                              Përgjigjjuni
                          2. t
                            taku

                            Te degjosh Bujar Qamilin eshte kenaqesi ndersa te shofesh futboll ne Shqiperi eshte humje kohe..... me mire ne vend te stadiumeve te ndertoheshin pallate ose te mbilleshin patate

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bënët Bëci-KM në hije.

                              Njashtu t'lumt bytha

                              Përgjigjjuni
                              1. b
                                bashkimi

                                humor i nivelit te ndokes!

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nata

                                  E paske merak te madh bythen por mos e perdor shume se do ta çash!

                                  Përgjigjjuni
                                2. D
                                  Dhaskali

                                  qamil magjypi i shkatërroi këngët e bukura qytetare ore Taku ... me atë zë si pordhë e zgjatur e një pijaneci të ngordhur që eliminoi shtratin qytetar dhe melodinë individuale ... janë bërë këngët të gjitha si aheng evgjitësh por me text të ndyshëm

                                  Përgjigjjuni
                                3. S
                                  Sadiku

                                  Koncerte zhvillohen ne te gjitha stadiumet e famshme te botes; problemi qe ngre zoteria eshte pa sens!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gezimi

                                    eshte rrocke e zhvilluar tani ne "demokraci".

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bënët Bëci-KM në hije.

                                      Njashtu t'lumt bytha

                                      Përgjigjjuni
                                    2. E
                                      Emigrant

                                      O bosi i vllaznis ti ke skuadren pronen tate dhe jo stadiumin Stadiumi eshte pron e shtetit dhe shteti ja jep dhe te tjeteve per aktivitete Ti po qe paralli beje vete stadiumin dhe mos ja jep kujt sepse eshte e jotja

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sita

                                        Ik ore spurdhjak… edhe injorant edhe kapadai sic thone shkodranet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Taraboshi

                                          Stadiumi nuk eshte prone e popullit por eshte prona e shtetit te cilen ja ka dhene ne perdorin bashkise dhe ajo vendos per te.Por sic duket duhet te kene bere prapesira e marrveshje fjalesh me klubin e nuk jane zbardhur ne letra ne baze te ligjit ku percaktohet cdo gje me detaje

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fatmir Sinani

                                            O Z.President i Klubit Vllaznise.Tregohu mirenjohes Edi Rames ,Benet Becit qe Shkodra u be me nje stadium te bukur e funksional se e mban mend Zj .Voltana se cfare pengesash nxirrte qe, Ai,te mos ishte ky qe eshte.Hapi rruge te madhit dhe te pa perballueshmit, Zotit Bujar Qamili te kenaqi Shkodranet dhe Shkodranet qe do ta mbushin plot stadiumin .Kalofshi kendeshem ne kenget e bukura Shkodrane.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              NJE KATUNAR PO KATUNAR TIRANE

                                              President do me thirr ne datemi dajat tezete dhe hallat por ke harru xhajat .Bujar Qamili eshte nderi i kombit mor president ja ka dhane mediamente vete ILIR META.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                NJE KATUNAR PO KATUNAR TIRANE

                                                President do me thirr ne datemi dajat tezete dhe hallat por ke harru xhajat .Bujar Qamili eshte nderi i kombit mor president ja ka dhane mediamente vete ILIR META.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bujari

                                                  Kapadai me 2 lek ¬ Tru pak dhe shperlare. Ku di rregulla e ligje te BOTES !Edhe ban 'Humor' Ky sponsorizues! Si Nul NDOKA

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shkodrani

                                                    Sja vlen me ba debat per Bujar magjypin,kyt pijanec qe I ka shndrru kamget popullore shkodrane gazel si banor i Lagjes.Ik pjerdhu moj ftyre mavruke se je neverit Shkodres pale keke ba edhe servil I Becit

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lekisti

                                                      O shkodran, e ke thëna tamam. Magjyp bukar qadhimi i shkatërroi këngët e mrekullueshme shkodrane ...

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. S
                                                      Sefer Daja

                                                      Mos pranoni o shkodran! Ka plot vende t'bukra Shkodra ku me bo koncerte! Kështu ja morën stadiumin dhe TIRONËS! E nisën me koncert, pastaj fillun tu shit qofte e birra mrena n'fush!!! E TIRONA gjith kampionatin brodhi si ke nëpër Shqipri si " çifuti në shkretëtirë"!!! Stadjumi vërtet osht i bashkis, po VLLAZNIA , osht shum më shum se kjo administratë që vendos pa më të voglin bashkëpunim!!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sula

                                                        Nuk e njoh Alban Xhaferin por per shkak te debatit ne fjale me duket nje cope injoranti sidomos me vetkënaqjen për ironinë qe perdor. Komunisti Xhafeti thotë që stadiumi eshte i shkodraneve dhe i gjithe shqiptareve. Tamam shprehjet të sistemit qe e kemi lënë pas. Pa dyshim qe destinacioni kryesor i stadiumit eshte futbolli por, ne botën që synojme, koncertet jane si qershia mbi torte dhe tek ne, sidomos ne Shkoder, qershine mbi torte mund ta vendose vetem Bujar Qamili dhe nuk besoj se mund ta bëjë Alban Xhaferi. Pastaj se i kujt eshte stadiumi, le te presim dhe koncertin e Bujar Qamilit e pastaj flasim. Se fundi per ty zoti Xhaferi, lëri mënjane grindavecllëqet dhe mos merr persipër te përfaqësosh humorin e hollë shkodran, me ironi patatesh !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Sefer Daja

                                                          O Sul! Vërtet që në botë bëhen koncerte nëpër stadiume, po i ke par si bëhen??? Fusha me bar nuk preket: ka impiante ku fusha mbyllet( me sisteme shinash futet nën tokë), e ngrihen skelat ku ndërtohet skena për koncert! Këto teknologji jan të montuara që me ndërtimin e stadiumit! Përderisa Loro Boriçi nuk e ka, pse dëmtohet fusha( aq më pak para ndedhjes ndërkombëtare të Vllaznis???) Nuk jam kundër koncerteve, përkundrazi jam fans i tyre, po mund të gjendej një vend tjetër ku të mbahej! Ka Shkodra plot mundësi! Po si gjithmon, ne shqipot, gjejm zgjedhjen mo të kollajt, dhe nuk e vrasim mendjen se qejfi im prish punën e tjetrit!

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. N
                                                          Noci

                                                          Jo vetem stadiumi por edhe ekipi i Vllaznisë eshte prone e Bashkisë.Behet zhurme sikur do sulmojnë me kuaj neper fushe e cila me siguri nuk do te preket,pasi koncerti do te zgjaste dy apo tri ore dhe nuk eshte i vetmi stadium qe eshte përdorur per nje aktivitet tjeter,por asgje nuk ka ndodhur..Mos valle vazhdon ai budallalleku i vjeter i politizimit te Vllaznisë si dikur,ku pak a shume e çliroi i ndjeri Myftar Çela.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Z
                                                            Zyber

                                                            nuk thone shyqyr qe del njëri qe do bëj koncert dhe te gezojne pak njerezit, tjeter , stadiumi eshte i bashkis dhe qeverise (nuk e dime sa para ka vene njeri apo tjetri) dhe objektin e menaxhojne keto dy istitucione ,pastaj shikoni stadiumet e botes ku zhvillohen gjithmone koncerte, qeni le te lehe, karvani te ece perpara

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              NJE KATUNAR PO KATUNAR TIRANE

                                                              Po bejeni koncertin te landfilli se atje ju shikojne dhe pese herojt e vigut Keta heronj do te brohorinin per kete vendim historik me gjithe se jane sakatuar dhe do tja dini shume per nder socialistit demokrat BENET BECIT

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. s
                                                                sali

                                                                Pordhace shkodrene.Idiote let te regulloje ekipin e te kaloje nanje tur e mos meret me idiotizma,E cdo ta gjente stadiumin se do behej ne koncer ku njerezit do rinin ne tribuna e vetem bujari do kendonte ,Apo kjo do ishte sebep kur te munden,Nuk fituam se Kendoi Bujar Qmili.Safi Maloker

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje