Nëse nuk e grumbullon Gjermania, do i bashkohet Shqipërisë - Albani Bushi: Kemi takuar familjen e Grudës, na dhanë fjalën

17 Qershor 2025, 10:19Sport TEMA
Nëse nuk e grumbullon Gjermania, do i bashkohet Shqipërisë -

Shanset që talenti shqiptar Brajan Gruda të veshë fanellën e Kombëtares janë më të mëdha se kurrë.

Mungesa e tij në listën e kombëtares së parë të Gjermanisë ka rritur ndjeshëm mundësinë që ai të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Konfirmimi vjen nga vetë trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Bushi zbuloi se ekziston një marrëveshje verbale me familjen e futbollistit, që në rast se Gruda nuk do të jetë pjesë e planeve të Julian Nagelsmann, atëherë do të zgjedhë Shqipërinë.

“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100%, në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A. 

Ne kemi bërë takime me familjen e tij dhe kemi pasur një bashkëbisedim shumë pozitiv”, u shpreh Bushi.

Trajneri i Shpresave e vlerësoi lart profilin teknik të Grudës, duke theksuar se ai është një lojtar me karakteristika që mungojnë aktualisht te kuqezinjtë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gruda mund të jetë një nga përforcimet më cilësore që i shtohet grupit të Sylvinhos për eliminatoret dhe sfidat e ardhshme.

21-vjeçari është pjesë e Brighton në Premier League dhe vlera e tij në treg kap shifrën e 25 milionë eurove.

5 Komente

  1. A
    Aqifi

    Lajm i turpshem per kombetaren shqiptare. Krenohen me "ardhjen" e ketij futbollisti ne rast se nuk eshte mjaftueshem i mire per Gjermanine. Turp per futbollistin e turp per kombetaren. Te pakten mos e beniu lajm. mos i nxirrni te palarat.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janulla

      Bravo aqif. Na rrofsh.

      Përgjigjjuni
      1. e
        export

        Buono per albania

        Përgjigjjuni
        1. @
          @

          Mato Gruden çfar e ka ky?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            E ka ne gen shqiptari kete muhabet .shiqoni shqipot e Kosoves te cilet vijne nga familje qe derdhen gjak per kosoven e kur vjen puna zgjedhin zvicren perpara kosoves .ene shume nuk duhet me u merzit se ne fund te fundit eshte komplet investim gjerman na po vjedhem punen e atyre .por duhet pranu se tingellon keq kur thote se shqiperine e kom opcion rezerve por te jemi te sinqerte se nese thirret nga gjermania ka shance te benet kampion bote prestigji fama etj jane me te medha .prandaj te gelltisim egon e te themi allabym bereqaves po te vije te luaje e ti hyje Sylvinjos ne pune .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje