Mungesa e ftesës në kombëtaren e madhe të Gjermanisë afron Brajan Grudën akoma dhe më shumë me Shqipërinë.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i 21-vjeçarëve kuqezi, Alban Bushi. Në studion e Klan News Sport, Bushi ka pranuar se ka një marrëveshje verbale me Grudën që të vishet kuqezi nëse mbetet jashtë planeve të teknikut, Julian Nagelsmann.
“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100% në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A. Në momentin që nuk është pjesë e saj, ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Ky ka qenë bashkëbisedim, kontakt ose le të themi, ne kemi bërë takimet me familjen e tij.
Ne do të donim shumë që të ishte pjesë e Shqipërisë. Faktikisht është një lojtar me potencial shumë të madh dhe një lojtar që i mungon Shqipërisë, pra që futet gjithmonë nga brenda dhe futet me të majtën që nuk e kemi, dhe këta lojtarë si Gruda bëjnë diferencën në një ndeshje futbolli, fitojnë ndeshjen”, tha Bushi.
Furnizimi i kombëtares shqiptare me talent është një objektiv konkret për U-21, me teknikun Bushi që zbuloi edhe pozicionet për të cilët do jenë në dispozicion të Sylvinhos.
“Një mbrojtës i majtë sepse ne kemi shumë probleme në krahun e majtë.”
51-vjeçari pritet ta udhëheqë kombëtaren e moshave edhe në Europianin e vitit 2027, kompeticion që do të organizohet në bashkëpunim mes vendit tonë dhe Serbisë.
Una nuk do e therritja nese Shqiperine e ka si opcion rezerve por nga ana tjater edhe keta qe kemi jane me Shqiperine sepse kombetaret e vendeve ku jane pjelle nuk i therresin .Shiko Xhakajt psh ,ndonese nje nga familjet me trime e patriote qe kemi e ia ngre koken lart shqiptarise , ate te mirin 40 meleone euro ia dhane Zvicres , Shqiperise i dhane rezilin 300 mije euro .
N.q.s. Gjermania nuk e grumbullon, plani B eshte te grumbullohet me Shqiperine, nuk kemi nevoje per te tille kurve qe nuk e ndjen veten shqiptar e gjak shqiptari.
Kombëtarja gomë rezervë.neve nuk na duhen lojtarë me dy bythë!