Aksidenti me tramvajën, kush e kishte fajin? Immobile këmbëngul: Kalova me jeshile!

29 Prill 2023, 11:50Sport TEMA

Aksidenti me tramvajën, kush e kishte fajin? Immobile këmbëngul:

Mëngjesin e datës 16 prill një aksident pranë stadiumit Olimpico në Romë, përfshiu sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile dhe një tramvajë. Mjeti Land Rover i futbollistit u përplas me tramvajin teksa nga impakti mbeten të plagosur lehtë 12 persona ndërsa edhe vetë Immobile me fëmijët e tij përfundoi në spital.

Për fat të mirë, askush nuk pati pasoja të rënda ndërsa vijon çështja për të kuptuar se i kujt ishte faji. Autoritetet janë në dyshim, teksa asnjë prej protagonistëve, Immobile dhe shoferi i tramvajit nuk e pranojnë fajin. Sulmuesi edhe në deklaratën e fundit këmbëngul se ka kaluar semaforin me ngjyrën jeshile ndërsa thekson se nëse nuk do ta kishte mendjen, atëherë as nuk do të kishte pasur mundësinë për të frenuar.

Po ashtu edhe shoferi i tramvajës konfirmon se kaloi me jeshile, ndërsa autoritetet për momentin kanë përjashtuar mundësinë që semaforët të ishin jashtë funksionit. Çështja do të vijojë ndërsa nuk do të ketë masë penale për dy shoferët e përfshirë teksa janë kompanitë e sigurimeve që do të kompesojnë dëmet materiale,

Lini një Përgjigje