Ardian Ismajli mund të mbetet në Serinë A, e kërkon fituesi i Kupës së Italisë

22 Qershor 2025, 11:56Sport TEMA
Ardian Ismajli mund të mbetet në Serinë A, e kërkon fituesi

Ardian Ismajli do të ndërrojë ambient këtë verë. Mbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata në 30 qershor me Empolin dhe tashmë ka filluar të shohë për një ekip të ri në merkato. Beshiktashi dhe Trabzonspori janë dy skuadra që kanë shfaqur interes për lojtarin e Kombëtares kuqezi, por nuk mungojnë ofertat nga Italia.

Ismajli mund të qendrojë në Serinë A. “Sport Mediaset”-i bën me dije se Bolonja është e interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit. Klubi italian përmbylli një sezon të suksesshëm, ku fitoi Kupën e Italisë dhe u rendit në vendin e 9 në Serinë A.

Te Bolonja janë në kërkim të një mbrojtësi dhe Ismajli është një profil i pëlqyeshëm për drejtuesit, pasi e njeh mirë kampionatin dhe mund të transferohet me kosto 0 si lojtar i lirë.

4 Komente

  1. E
    Edi

    Shume here me mire te shkoje te Beshiktashi ne Turqi. Nje vend mysliman dhe miqesor me shqiptaret. Largohu nga pepinot dhe urrejtja e tyre per shqiptaret!!!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vezhguesi

      Kush te ka thene ty se italianet i urrejne shqiptaret? Propoganda qe behej ne vitet 90 i beri italianet te jene skeptike per shqitparet pasi i behej jehone atyre 5 krimineleve qe kryenin krime dhe jo shumices qe kisht ulur koken dhe punonte me ndershmeri. Sot gjerat kane ndryshuar. Shqiptaret shikohen me sy pozitiv nga italianet, pasi ne si popull kemi shume gjera te perbashketa me italianet. Vete kam shume miq ne Itali te cilet me respektojne dhe i respektoj. Prej tyre marr lajme per statusin qe sot kane shqiptaret ne ate vend dhe ato jane teper pozitive.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Te paska mbetur ora o Edi! Ne qe jetojme e punojme ne Itali jemi deshmitare te nje realiteti krejt tjeter nga c'thua ti. Ndjehemi ne shtepi dhe te RESPEKTUAR. E kemi fituar me pune e perkushtim po, por edhe imazhi i ri Shqiperise na ka ndihmuar shume. Se fundmi ka hyre ne fuqi edhe nje ligj 29/25,qe BARAZON (equipara) te drejtat e qytetareve shqiptare me ata italiane. Njerez raciste ka kudo, por pergjithesimet te cojne ne gabim. Eshte veshtire sot te gjesh shqiptar ne Itali qe te flase keq per Italine. Kemi mesuar te shohim nga e ardhmja... qe eshte e perbashket dhe me e rendesishmja. Ismajli do te bente mire te shkonte te Bologna, nje qytet i mire me nje skuader shume te mire qe do te luaje ne ChL, dhe nje trainer fantastik.

        Përgjigjjuni
      2. m
        mato gruda

        Ndaj të njëjtin mendim si @vëzhguesi.. Italianët kanë ndryshu opinionin për ne,aq sa sot ndjehen 'keq' kur ia kujton se si na paragjykonin ne shqiptarëve. Kam 35 vjet që i njoh italianët mirë dhe kemi aq shumë gjëra të përbashkëta,sa nuk dallohemi më.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje