Armand Duka vijon sulmet ndaj Veliajt: Më mirë një fushë se një kullë, në Tiranë nuk ka hapësirë

8 Shtator 2022, 10:16Sport TEMA

Armand Duka vijon sulmet ndaj Veliajt: Më mirë një fushë se

Projekti “100 fushat” i FSHF-së që ka vite që ka nisur dhe dështon vazhdimisht për shkak të abuzimeve, është përmbushur deri tani në masën 20%. Në emisionin “Skaner”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, tha se janë ndërtuar vetëm 20 fusha.

Sipas Dukës asnjë prej tyre nuk është në Tiranë për shkak të mungesës së hapësirave.

“Për zhvillimin e futbollit duhet të ndërtojmë fusha. Paratë e para që do marrim nga bastet do t’i përdorim për të ndërtuar fusha. Tirana është qyteti që ka më pak fusha futbolli dhe s’ka ndërtuar asnjë fushë.

Kemi ndërtuar 50-60 fusha minifutbolli, por fusha futbolli të përmasave të pranuara nga FIFA, s’është ndërtuar asnjë.

Që Tirana të ketë futboll duhet të ketë minimalisht 50 fusha futbolli. Duhet projekt, i bën Këshilli Bashkiak, kryetari. Duhet projekt afatgjatë për të gjetur hapësira. Projektin ‘100 fushat’ e kemi ezauruar pak, në Tiranë shumë pak. Kemi ndërtuar deri tani 20 fusha, por janë pak.

S’është asnjë në Tiranë.  Është vështirësia për të gjetur hapësira. Në plan afatgjatë është më mirë të ndërtosh një fushë se një kullë. Po të ndryshojë këtë bashkia e Tiranës do kemi fusha”, u shpreh Duka i cili po përfshihet në fushatën politike kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

3 Komente

  1. p
    pse o bo kaq Histerik ky mer

    cfra ka ngja . po ju krruka shume prapanica mafiozit te fshf - do ket Vetting edhe ne FSHF se shpejti

    Përgjigjjuni
    1. p
      pse o bo kaq Histerik ky mer

      cfra ka ngja . po ju krruka shume prapanica mafiozit te fshf - do ket Vetting edhe ne FSHF se shpejti

      Përgjigjjuni
      1. N
        N

        Pse o Tema nuk eshte e vertete?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje