Armando Broja “lë në baltë” Kombëtaren, trajneri i Everton bën “bllokadë” sulmuesit kuqezi

8 Mars 2025, 10:58Sport TEMA
Armando Broja “lë në baltë” Kombëtaren, trajneri

Armando Broja pritet që të mos jetë i gatshëm për dy ndeshjet e marsit të Kombëtares shqiptare. Është vetë trajneri i Everton që ka thënë diçka të tillë, kur është pyetur mbi gjendjen e sulmuesit shqiptar.

David Moyes thotë se Broja është bashkuar me grupin dhe dalëngadalë po bën stërvitje. Megjithatë, sipas teknikut të ekipit anglez, “ylli” i Shqipërisë mund të rikthehet në fushë vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve.

“Po stërvitet, është bashkuar pak. Nuk është përfundimisht gati akoma. Do të thoja pas pushimit të kombëtareve do të jetë koha e duhur. Është një mundësi që të jetë i gatshëm në javën e ardhshme.

Për momentin mund të ndjek stafin mjekësor. Nëse do supozoja, do të thoja se do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve”, ishin fjalët e trajnerit të Everton, David Moyes.

Kujtojmë që në muajin mars Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit. Më 21 mars, Shqipëria luan në transfertë përballë Anglisë, ndërsa 3 ditë më vonë pret Andorrën në Tiranë.

4 Komente

  1. K
    Kritiku

    Ju ngeli lajmi vetem tek Broja. E keni bere sikur ky eshte lojtari me i mire dhe mezi e kemi. Nje lojtar te dobet si ai as qe duhet te permendet dhe jo me te planifikohet qe te futet ne ekipin perfaqesues te Shqiperise. Ju gazetare analfabete funksionale, ku e lexuat ju Brojes i qenka bere "bllokade"? Ai eshte i demtuar dhe asnje ekipi nuk i hyn ne pune tani. Gazetaret me idiote jane ata qe shkruajne per sportin.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noar

      Normal qe eshte me i miri lojtar qe kemi

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhejms

      Po lereni djalin te sherohet dhe te urojme te mos demtohet me kaq shpejt , Ai talentin e ka nuk diskutohet po qe se nuk demtohet ka kohe te lozi me kombetaren , eshte i ri dhe karieren e ka perpara. Sa per ty “ KRITIK” nje keshille kam mos komento per gjera qe nuk e ke idene .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi Plak

        Lereni rehat te sherohet e kismet nga vjeshta mund te vije me kombetaren .Megjithe keta lojtare te demtuar nuku kemi zgjidhje tjater po te shkojme ne Angli si pidhi ne dasem.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje