FIFA ia doli të konfirmojë se Kupa e Botës 2026 do të luhet mes 48 skuadrave në fazën finale, por kjo nuk është vetëm. Siç raporton 'The New York Times', organi më i lartë i futbollit botëror po shqyrton një revolucion në të ardhmen e afërt.
FIFA kërkon të rrisë numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, me 64 të tilla në 2030-n. Siç dihet Botërori i 2030-ës përkon me 100 vjetorin e krijimit të kompeticionit dhe FIFA po bën të pamundurën që të përfshijë sa më shumë Federata.
Sipas medieve gjermane, Këshilli i FIFA-s do të marrë në shqyrtim këtë kërkesë, e cila pritet që të aprovohet dhe do të jetë një favor i madh për ekipet e vogla. “The New York Times” shpjegon se propozimi është bërë nga presidenti i Federatës Uruguaiane e Futbollit, Ignacio Alonso.
Siç dihet Uruguai do të jetë njëri nga vendet organizatore të turneut, i cili do të mbahet edhe në Argjentinë, Paraguai, Portugali, Spanjë dhe Marok.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar se ky është një propozim interesant që duhet analizuar më nga afër. Nuk është çudi që në pak muaj Botërori 2030 të konfirmohet me 64 skuadra në fazën finale, çka do e bënte atë XXL; me më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën për të qenë pjesë e fazës finale.
Futja kot fare. Boteror me 64 skuadra nuk eshte me nder te kualifikohesh, eshte turp te mos shkosh dot.
Gazetar idiot. Sipas llogjikes se tij ne ne fakt kemi qenke gjithnje ne Boteror. Kemi luajtur ne fazen eliminuese, qe ne fakt nuk eshte gje tjeter si edhe ajo kur behen finalet, vetem se ne ate kohe jane me pak skuadra qe marrin pjese. Edhe ne gjysem finale 4 skuadra jane qe luajne por kjo nuk do te thote qe ky eshte Kampionati Boteror.