Atalanta nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi, ndaj Celtic, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 3-të të fazës së ligës. Skuadra nga Bergamo dominoi në këtë ndeshje, por pavarësisht përpjekjeve, nuk ia doli dot të shënojë. Titullar, ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti.
Djemtë e Gasperinit renditen në vendin e 12-të. Celtic është i 18-ti.
Barazim 1-1 mes Brest dhe Leverkusen. Kampionët e Gjermanisë realizuan me Wirtz, ndërsa francezët u përgjigjën me Lees. Sa i takon renditjes, Brest është në vendin e 3-të, sakaq të besuarit e Alonsos në vendin e katërt.
Celtic do jo dedikoje fitoren fansit nr. 1 nga Shqiperia, Ilir Kokelopes...
Atalanta bëri shumë,por mbrojtja dhe sidomos portieri ,nuk lejuan që topi të hynte në rrjetë. Me rrjeshtimin skocez ne mbrojtje brenda 16 -es ,Atalanta duhej të provonte më shumë në goditjet jasht zone,se me lojën me krose nga krahet ështe e veshtire ti çash ishullorët që godjet me kokë i kan të tyret.