'Avullojnë' biletat, interes maksimal për derbin Partizani - Tirana

6 Mars 2023, 15:25Sport TEMA

'Avullojnë' biletat, interes maksimal për derbin Partizani -


Derbi i javës së 24 në Superligë mes Partizanit dhe Tiranës zhvillohet sot në "Air Albania" me fillim në 19:00.

Kryendeshja e futbollit shqiptar ka zgjuar interesin e tifozëve, teksa sipas kompanisë që merret me menaxhimin e biletave, deri tani janë shitur afro 10 mijë prej tyre.

Duke pasur parasysh që shumë sportdashës e lënë blerjen e biletës për në momentet e fundit, në impiantin modern të kryeqytetit priten mbi 13 mijë tifozë për një përballje të tillë.

1 Komente

  1. M
    Malesori

    Do te shikojme derbi malokesh edhe ne shkallet e stadiumit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje