Barazim në Torino, Juve dhe Atalanta ndajnë pikët

27 Shtator 2025, 20:04Sport TEMA
Barazim në Torino, Juve dhe Atalanta ndajnë pikët

Juventus dhe Atalanta barazuan 1-1 në përballjen e Serie A në Torino.
Pjesa e parë u “vulos” nga një gol i Sulemanas në 45-tën, me bergamaskët që shkuan në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Cabal i dhuroi një pikë bardhezinjve, me golin e tij në minutën e 78-të.

Juventus është në vendin e dytë me 11 pikë dhe në sfidën tjetër mat forcat me Milan. Atalanta është në vendin e pestë me 9 pikë dhe në ndeshjen tjetër gjen Comon.

Lini një Përgjigje