RTSH dhe FSHF vijojnë me transmetime qesharake të ndeshjeve të Superiores

27 Shtator 2025, 17:06Sport TEMA
RTSH dhe FSHF vijojnë me transmetime qesharake të ndeshjeve të

Problemet me transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë Superiore nga Radio Televizioni Shqiptar vijojnë të shkaktojnë irritim dhe kritika nga tifozët. Pas javës së kaluar, kur mungoi sinjali në disa prej takimeve, këtë herë janë konstatuar gabime të tjera të rënda.

Në ndeshjen Bylis–Partizani, tabela elektronike e RTSH-së tregonte ngjyrat e ekipeve të kundërta: Partizani figuronte me të bardha dhe Bylisi me të kuqe, ndryshe nga realiteti në fushë.

“Komplet amatorizëm nga regjia e RTSH! Kush nuk i njeh ngjyrat e skuadrave do të keqinformohej. Nuk ka ndeshje ku regjia të mos ketë gabuar të paktën një herë”, shprehen me ironi tifozët në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zhvilloi një takim me drejtoreshën e RTSH-së, Eni Vasili, me synimin për të minimizuar këto situata të sikletshme. Megjithatë, realiteti i fundit tregon se problemet jo vetëm nuk janë zgjidhur, por janë shndërruar në një fenomen të përsëritur.

Ky rast ngre sërish pikëpyetje mbi cilësinë dhe seriozitetin e bashkëpunimit mes FSHF dhe RTSH, i cili për publikun sportdashës po shfaqet gjithnjë e më shumë si një bashkëpunim qesharak.

3 Komente

  1. x
    xoni

    E po kur në krye të këti institucjoni vendosni baxhella çfar prisni...

    Përgjigjjuni
    1. Çelo Mezani

      Qija Rropt se dija qe Elton Ilirjani qenka mik me Armando Duken!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Më interesant është ZËRI.Në kanalin RTSH sport transmetohen ndeshjet e Superligës,ZËRI është i kanalit RTSH shkollë HD.Ks lezet kur bëhet gol zëri flet për sistemin kockor të njeriut.Ky skandal që vazhdon prej ditësh as që është konstatuar dhe askush nga një armatë qindra punonjësish në RTSH nuk ka ngritur ZËRIN e tij për të normalizuar këtë defekt në dobi.Punë të mbarë RTSH

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje