Gjatë dekadës së fundit sporti është shndërruar nga një sektor i lënë pas dore në një shtyllë të zhvillimit social e shëndetësor, me investime në infrastrukturë dhe rritje të mundësive për fëmijët e të rinjtë.
Nga qeveria shqiptare është investuar në ndërtimin e 150 terreneve sportive në shkolla e komunitete, ndërsa stadiumet si “Air Albania”, “Elbasan Arena”, në Shkodër e Kukës përmbushin standardet FIFA/UEFA.
Gjithashtu programi i ekipeve sportive në shkolla ka rezultuar histori suksesi dhe parashikohet të vijojë zgjerimi në numër disiplinash dhe investime vjetore në infrastrukturë, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete sportive.
Në politikën sektoriale, sporti trajtohet si pjesë thelbësore e edukimit, shëndetit dhe kulturës shoqërore.
Në programin qeverisës 2025-2029 parashikohet forcimi i sportit si politikë publike horizontale për shëndetin, edukimin dhe kohezionin shoqëror, duke rritur pjesëmarrjen masive, duke zhvilluar talentin me infrastrukturë sportive dhe kushte të standardeve ndërkombëtare dhe duke garantuar përfshirje të barabartë, dhe duke përfshirë dhe infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.
Në këtë program parashikohet ndërtimi i 4 stadiumeve të reja në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlorë, me standarde të unifikuara për sportin profesionist.
Gjithashtu synohet themelimi i akademive sportive sipas modeleve më të mira ndërkombëtare Manchester City, Rafael Nadal dhe NBA për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve.
Parashikohet investimi në ndërtimin e 200 palestrave dhe terreneve të reja sportive në shkolla, duke garantuar akses të barabartë për çdo nxënës në hapësira moderne për edukim dhe aktivitet fizik.
Gjithashtu do të zgjerohet programi kombëtar “Ekipet Sportive në Shkolla” me disiplina të reja sportive, duke aktivizuar më shumë se 20 mijë nxënës në shkolla.
Po ashtu, parashikohet krijimi i Komitetit Paraolimpik Kombëtar Shqiptar dhe Olimpiku Special Shqiptar si dhe rritja e mbështetjes për sportistët elitarë e federatat, për përgatitje në garat ndërkombëtare.
Gjithashtu synohet ndërtimi i infrastrukturës së përshtatur për personat me aftësi të kufizuara, duke mundësuar përfaqësimin në Olimpiadat Speciale dhe Paraolimpike.
Në program thuhet se, Shqipëria do të mikpresë gjithnjë e më shumë ngjarje sportive ndërkombëtare, duke u shndërruar në një qendër rajonale të sportit.
Këto angazhime do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në promovimin e potencialeve ekonomike, turistike dhe kulturore të vendit, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e organizimit të eventeve të mëdha sportive.
Duhet te ngrejme ne Kuvend rihapjen e Bingove, Piramidave Financiare dhe ngritjen e perhapjen e Rrumpalles ne nivele nderkombetare! Ligji 7501 , Bingo, Rrumpalla, Prostitucionin ishin Histori suksesi! Perhapja e sportit neper shkolla mund te çoje ne perhapjen e ideve kamuniste! Bashke me Fahri Balliun, Frrok Çupin, Rustem Gjaten, Maxhun Peken, do paraqesim nje projektligj per ta vene nen kontroll kete veprimtari!
E ka bere njehere kete programin per sportin ne 2021, ka online edhe projektet e stadiumeve ete reja. Tani e nxori prap projektin. Mire ben, kur ska opozite.
Padyshim… Jena mbledh na ketu… du tju garantoj une ju… se patjeter, padyshim…!!!!! Epo i tremb une shqiptaret, dhe keta te gjoret detyrohen te votojne per Magjarin e Surrelit!! Degjo ketu moreee zooterriiii! Jam sali berisha une o budallenj! Njeri nga pardesyte e bardha do jua hapi kodollokun… Padyshim!