Rreth një javë nga ndeshja më e rëndësishme e këtyre eliminatoreve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, situata duket të jetë futur në një qetësi përpara furtunës.
Kjo e fundit e parë dhe e kuptuar në çdo aspekt, por nëse ata kanë barrën e heqjes së njollës së 11 viteve më parë ndaj nesh, por edhe atë të tifozerisë më pak korrekte në botë, kjo nisur edhe nga gjobat e FIFA-s që e ka cilësuar Federatën Serbe më të ndëshkuarën me gjoba, ne kemi vetëm një qëllim: fitoren, 3 pikët.
3 pikët që na mbajnë shpresën gjallë për t’u kualifikuar në play-off-in e Botërorit, 3 pikët për të lënë pas kundërshtarin kryesor të këtij grupi dhe 3 pikë që, jo vetëm për Piksi-n, siç njihet ndryshe trajneri i tyre Stojkoviç, janë kushti për qëndrimin në pankinën e tyre, por edhe për Sylvinhon.
Nëse trajneri serb e ka mbushur kupën me paraqitjet dhe rezultatet larg atyre që ata kanë pretenduar, Sylvinho është në një tra ekuilibri, ku pragmatizmi po e mban më tepër se merita. Nëse shpëtuam ndaj Letonisë pak javë më parë në Tiranë, ku pa lojë por me fitore qëndruam në garë, në Serbi ka vetëm një rezultat që na mban ne për ëndrrën e madhe drejt Botërorit – dhe Sylvinhon bashkë me ne.
Ndoshta nuk është momenti më i mirë i duhur, por ndaj Serbisë trajneri ka detyrën për të frenuar më shumë se për të karikuar lojtarët. Në Tiranë ndaj tyre kemi zhvilluar ndeshjen më të mirë të grupit, por ishim të pafat, pasi një rast i vetëm për shënim ishte i yni dhe e humbëm – penalltinë me Manajn.
Vetë trajneri brazilian shpesh thotë se në nivelet ku jemi nuk të fal askush asnjë gabim. Urojmë që të paktën këtë herë ta ketë gabim shprehjen dhe të arrijmë atë që duam. Por për këtë duhet të presim 11 tetorin, ku atje e sigurt është që tifozët shqiptarë nuk do të lejohen, por për të gjithë ne mendon si gjithmonë DigitAlb, që do të jetë tribuna kryesore nga ku të gjithë sytë kuqezi do të fokusohen për të parë këtë finale të madhe që ndoshta do të na çojë drejt historisë.
Megjithate Une prape them qe ju Gazetaret sportive ne Shqiperi jeni shume te Keqij ne Kuptimin e plote te fjales i Keq.Pse them keshtu?Kur Ndonjehere Shqipnia e ka mundur Ish Jugosllavine e djeshme dhe Serbine sot,kur?Mos e permendni me 3:0 e Dronit se eshte Turp,erdhen dhe na Munden 2:0 ne Elbasan,me te Madhin De Biazi.Atehere pse duhet te humbi postin Sylvnio pse Pordhaci Manaj nuk diskutohet qe duhen te bej Gola.Pse nuk merreni me Lojtaret tane qe jane te gjithe Rezerva ne ekipet e tyre,ose land ajne ne Kampionate Medioker si ne Iran,Emirate Arabe,Arabi Saudite,ky qenka Faji Sylvnios se ne kemi Lojtare Leshi?Po kur thone Broja?Broja mbaroi,nuk bohet me,merrni Shpendin s eshte me i mire.Po kur thone Asllani:E pashe kundra Atalantes me I Dobti ne fushe.Behuni Realist ore Gazetaruce qe merrni Pare per te share Sylvinion dhe te Vihet ne Kombetare ndonje Trajner Latif Shiptar,sic ishte i Modhi Prof Dr Hafizi,ku ne kohen e ti Shqipnia hante nga 8 gola.Mjaft eshte Mjaft:Asnjehere Shqipnia nuk ka pasur nje Trajner me te mire s Sylvnio.
Deri nashi kombetarja eshte mundur vetem nga Anglia .Nashi mos hani mut kot se na nuku jemi qendra e botes ne futboll dhe te tjeret nuku i ka pjelle lopa qe na ti mundim pa problem.Me keta lojtare qe kemi Silvinjo ka bere mire se shumica jane rezerva ne klubet e tyre te cilat jane ne pergjithesi te fundit ne ligat e tyre .Qe te besh prokopi ne arene nderkombetare duhet te kesh lojtare titullare ne klube si Arsenal , liverpool , real , barcelona etj qe na s'i kemi.