Barrë e madhe për financat e klubit, Juventusi kërkon të “heqë qafe” Pogba

4 Shkurt 2023, 13:55Sport TEMA

Barrë e madhe për financat e klubit, Juventusi kërkon të

Juventus dhe Pogba mund të ndajnë rrugët e tyre. Sipas “Daily Mail”, klubi torinez kërkon që mesfushori të prishë kontratën pasi nuk është rikuperuar ende dhe rrezikon ta mbyllë sezonin në “bokse” edhe pse arkëton rreth 10 milionë euro në sezon.

Nëse gjendet gjuha e përbashkët, ai do të bëhej lojtari i vetëm që gjatë viteve të fundit largohet nga klubi i tij pas një viti me asnjë ndeshje të luajtur.

Durimi i klubit bardhezi po mbaron dhe Pogba nuk duket ende në horizont për një rikthim të mundshëm në fushën e lojës, të paktën për muajt e ardhshëm.

Pas operacionit në gju ai nisi stërvitjen vetëm pak javë më parë por u ndal sërish nga tjetër dëmntim. Pogba është një barrë e madhe financiare në mes të një situate kritike për Juventusin që e mbylli vitin me 300 milionë euro humbje.

 

 

Lini një Përgjigje