Kupa e Shqipërisë: Kualifikohen edhe Teuta me Vllazninë

3 Shkurt 2023, 18:10Sport TEMA

Kupa e Shqipërisë: Kualifikohen edhe Teuta me Vllazninë


Teuta dhe Vllaznia vijon në fazën e ardhshme të Kupës së Shqipërisë pasi kanë eliminuar këtë të premte rivalët e tyre, Bylisin dhe Erzenin.

Vllaznia-Bylis u mbyll në barazim 1-1, por ishin shkodranët ata që kaluan në fazën e ardhshme të Kupës, pasi kishin fituar takimin e parë 2-2.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Teutës dhe Erzenit ka mjaftuar një gol I realizuar nga Gruda në fundin e takimit për të vendosur kualifikimin.

Erzeni ishte në kërkim të golit në minutën e 83-të, kur ekzekutuan një goditje dënimi, por durrsakët shfrytëzuan në maksimum kundërsulmin dhe Gruda, pasi vrapoi për më shumë se 80 metra, e dërgoi topin në rrjetë.

Lini një Përgjigje