Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”. Mario Mitaj nderohet me trofeun “Zemra Kuq e Zi”

15 Dhjetor 2025, 21:54Sport TEMA

Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”. Mario

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Kualifikimi për herë të parë në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026 ishte kurorëzimi i një viti historik për futbollin shqiptar. Kombëtarja ia doli të siguronte vendin e dytë në grupin K, ku ishte shortuar me Anglinë, Serbinë, Letoninë e Andorrën.

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar të mbrëmjes gala, edhe këtë vit u nderua me trofeun “Zemra Kuq e Zi” një nga lojtarët e Kombëtares. Ky çmim është votuar nga të gjithë anëtarët e klubit “Tifozët e Kombëtares”.

Tifozët patën mundësi të votonin përmes një e-mail-i të dërguar nga FSHF dhe pas numërimit të votave, fitues u shpall mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj.

Ky trofe pasqyron vlerësimin e tifozëve për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj fanellës kuqezi. Trofeun ia dorëzoi Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares.

Në një fjalë të shkurtër, mbrojtësi u shpreh i lumtur dhe krenar që është vlerësuar nga tifozët me këtë trofe.

Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”. Mario

3 Komente

  1. S
    Santos

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni

      1. B
        Beni

        Mario Mitaj talent nderkombetar.Bravo !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje