Bodybuilder-i 28-vjeçar ndërron jetë në palestër, pëson atak kardiak

29 Nëntor 2024, 12:27Sport TEMA
Bodybuilder-i 28-vjeçar ndërron jetë në palestër,

Një bodybuilder brazilian, Jose Mateus Correia Silva, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes intensive.

28-vjeçari, i njohur për pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare të peshave të rënda, ndërroi jetë në një palestër në Aguas Claras, Brasilia. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 28-vjeçari nuk ia ka dalë.

Daily Mail duke iu referuar disa mediave në Brazil, shkruan se ataku kardiak mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të steroideve anabolikë, një faktor i njohur që mund të shkaktojë probleme kardiake.

Edhe pse nuk ka prova se Jose përdorte steroide, disa e kanë ndryshimin drastik të trupit të tij, i cili po plakej me shpejtësi, si një treguesit.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    uau??si ka mundësi??një lajm i jashtëzakonshëm??a i intereson kujt ky lajm??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje