Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

28 Nëntor 2024, 17:53Sport TEMA
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë,

Zgjedhjet e federatës shqiptare të atletikës, që kanë shkaktuar shumë polemika dhe akuza, kanë vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Ogerta Manastirliu, e nisur edhe nga deklarat publike të protagonistëve prej ditës së hënë, si Luiza Gega, Izimir Smajlaj dhe Taulant Stërmasi, ka zhvilluar një mbledhje ku prezent ka qenë edhe ish-presidenti Gjergj Ruli, i cili akuzohet se përmes sportistit Izmit Smajlaj, por edhe manipulimit me shoqatat që duhet të votojnë, po minipulon zgjedhjet.

Ministria ka kërkuar të ulen tonet dhe të gjendet një zgjidhje ligjore që zgjedhjet të jenë ‘fair play’, me kusht që të pranohen edhe kandidaturat e tjera përveç Izmir Smajlajt.

Me shumë mundësi edhe data e zgjedjeve do të shtyhet.

1 Komente

  1. D
    Durrsaku

    Shurra Gega po i jep rendesi vehtes shteti e ndihmoi e ngriti e llastoi tani i duket vetja se eshte e pa arritshme dhe duhet ti hapet rruga

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje