VIDEO/ Dita e Pavarësisë, Sylvinho uron në shqip

28 Nëntor 2024, 14:07Sport TEMA
VIDEO/ Dita e Pavarësisë, Sylvinho uron në shqip

Urimeve për 112 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar dhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e cila me performancën e treguar gjatë këtij viti na ka bërë të gjithëve krenarë.

Në videomesazhin e shpërndarë nga FSHF shihen futbollistët teksa urojnë për Ditën e Flamurit, teksa është bashkuar dhe trajneri Sylvinho i cili uron në gjuhën shqipe.

Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit". 

Lini një Përgjigje