Armando Broja nuk mund të kthehet në fushën e lojës para javës së dytë të marsit. Ky është konkluzioni që nxjerr mjeku britanik Rajpal Brar, i cili duke folur për “Goodison News”, ka shpjeguar situatën reale të sulmuesit shqiptar i cili ka rreth një muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kupës me Evertonin.
“Me dëmtimet e këmbës dhe kyçit, është e vështirë që të kuptosh shtrirjen e vërtetë të lëndimit në ditët e para dhe plani i rehabilitimit mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si përgjigjet lojtari.
Duket se ai ka pësuar një këputje të plotë të shumëfishtë të ligamenteve të kyçit, që do të thotë se është një rrugë e gjatë për rikuperim, plus ai ka humbur një periudhë të ndjeshme duke u kthyer nga dëmtimi i mëparshëm.
Çelësi i reduktimit të rrezikut të përsëritjeve është një rehabilitim metodik dhe plan kthimi në lojë. Ai nuk pritet të kthehet deri në javën e dytë të marsit”, shpjegoi doktori britanik, i cili është një ekspert në terapi fizike rikuperimi.
Lereni Brojen rehat ore Gazetare,ai nuk bohet me sic ishte 2 vite para.Vetem te jesh nje Cope Injoranti nuk e kupton problemin e Brojes:2 Vite para Keputi Ligamentine gjurit,u Rikthye ne fushe Fiks mbas 1 viti.Tek Fullhami gati nuk luajti fare,erdhi tek Evertoni dhe Ka Keputur Ligamentet e Kaviljes.A e kuptoni or Gazetaruce Pse Them Lereni Brojen Rehat.Sylvinio ka qene vete Lojtar,ai dhe Federata mos bejne si Injorante,duhet te gjejne nje Lojtar tjeter.Per mua Cristian Shpendi eshte Kojtar shume nuhates para portes,Shqipnia nuk ka nje lojtar te tille.Daku,Manaj,nuk jane si Broja,keshtu qe Shpendi duhet filluar me u Therrit,perndryshe do jete vone.
Ky nuk do të eci?
Te vjen keq per nje lojtar me aq kapacitet sa Armando Broja qe te kete lendime pas lendimesh. Nuk kemi patur kurre nje lojtar ne kombetaren tone te atij niveli, por duket qe fati nuk eshte me te dhe as me ne.
Inshallah shkenca ben ndonje mrekulli po Broja nuku benet me per lojtar.
Broja shume i talentuar por si i behet qe fiziku i tij nuk mban. Ai edhe nese rikuperohet perseri ka per tu lenduar! Shume keq per nje talent qe i perseriten lebdimet!
Duhet te bjere ne peshe sa me pare....