Beşiktaş kërkon të shesë Muçin: Ja shuma që kërkon

23 Shkurt 2025, 12:35Sport TEMA
Beşiktaş kërkon të shesë Muçin: Ja shuma që

Ernest Muçi mund të largohet në verë nga Besiktas. Gazeta e njohur turke “Fanatik” shkruan që paraqitjet e sulmuesit të krahut kanë qenë nën pritshmëritë e klubit nga Stambolli.

Muçi u afrua te Beşiktaş para 1 viti nga Leggia për 10 milionë Euro, një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e ekipit turk.

Pikërisht është kjo shuma që kërkohet për ta lënë të lirë edhe pse është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2027-ës. Ernest Muçi deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 45 ndeshje ku është aktivizuar.


Më herët, sipas mediave interes për Muçin ka shfaqur skuadra nga Premier League, Aston Villa.

2 Komente

  1. L
    Landi

    Hajde shkrim hajde:Ju ne Shqipni sikur thonit qe Muci eshte Yll ne Ngritje,tani na e nxorret prape ne shitje.Asnje nuk e merr kete 10 miljone,per 1 Miljone edhe haet,por jo 10 or Budallenj.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Landi-futbolli luhet ne kolektiv dhe ka raste qe natyra e nje lojtari nuk perputhet dot me pjesen tjeter te skuadres. Muci ne Poloni ishte ne faormacionin baze te Legias se Varshaves, por deshtoi ne Turqi. Ka edhe shume raste te tjera ne futboll kur nje lojtar largohet nga ekipi si i padesherueshem dhe shkelqen ne nje ekip tjeter. Charles De Ketelaere, p.sh. tek Atalanta eshte nga sulmuesit kryesor, nderkohe qe te Milan-i deshtoi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje