VIDEO: Jasir Asani bëhet gati për Kombëtaren, shënon gol në K-League 1

23 Shkurt 2025, 11:22Sport TEMA
VIDEO: Jasir Asani bëhet gati për Kombëtaren, shënon gol

Kampionati kryesor i Koresë së Jugut, K-League 1, luajti javën e dytë dhe menjëherë Jasir Asani është kthyer në protagonist me ekipin e tij, Guangju FC.

Ndeshja e mbyllur në barazim 2-2 ishte mjaft pozitive për Asanin, i cili shënoi golin e parë të takimit për miqët në të 14’.

Më pas skuadra vendase e Jeonbuk barazoi shifrat në të 21’. Golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë ku Guangju FC kaloi përsëri në avantazh me anë të OH Hoo-Sung (64’) ndërsa vendasit gjetën përsëri golin e barazimit falë Kampanjso vetënm dy minuta më vonë.

Ky gol i sotëm është një kartëvizitë e mirë për Asanin, i cili tregon se është në formë dhe se do të jetë gati për takimet e radhës së Shqipërisë.

 Goli i shënuar nga Asani - (VIDEO)

Lini një Përgjigje