Partizani shkarkon nga detyra trajnerin serb Veseloviç

21 Shkurt 2025, 21:45Sport TEMA
Partizani shkarkon nga detyra trajnerin serb Veseloviç

Pas humbjes së pësuar nga Bylis, Partizani ka vendosur të shkarkojë trajnerin Veseloviç.

"Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.", thuhet në njoftimin e klubit të kuq.

1 Komente

  1. v
    vilajet e nje cike me tej

    Se ka fajin samari, por gomari, pronari, vllai i rames, etj, qe ja shiten futbollistet dhe e i lane krundet, trainerit, dhe krundet ketej, do te vazhdojne te lehin, qe e ka fajin perseri serbi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje