Më shumë jo se po. Por shanset që Armando Broja të kthehet me kombëtaren e Shqipërisë për dy sfidat e para në eliminatoret e “Botërorit 2025” kundër Anglisë dhe Andorrës janë rritur.
Të paktën pas përditësimit në lidhje me rikuperimin e tij, pas dëmtimit në kavilje.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, sulmuesi kuqezi ka “djegur kohët”, duke afruar riaftësimin e tij dhe do të nisë stërvitjen me top, që në javën e parë të marsit.
Një lajm i mirë si fillim për vetë Brojën, që do të ketë në dispozicion një kohë të mjaftueshme për të treguar kualitetin e tij, pas një aventure aspak të mirë deri tani te Everton, ku për shkak të dëmtimeve, më shumë ka qëndruar jashtë se në fushën e lojës.
Po ashtu, rikthimi i tij është në kohë për të shpresuar një ftesë nga Silvinjo për sfidat e marsit.
Gjithsesi, gjithçka është në dorë të trajnerit kuqezi, I cili duhet të peshojë shumë detaje.
Si fillim formën e Armando Brojës, por edhe rrezikun që paraqet një rikthim i shpejtë në fushë pas një dëmtimi të rëndë si ai i sulmuesit.
Të gjitha këto do të vlerësohen në javët në vijim, por e rëndësishme për futbollistin është të kthehet i fortë fizikisht, për të kthyer sërish në shina karrierën e tij.
Loqe gazetare! Broja ka dy vjet qe nuk luan. Kombetarje s’eshte per stervitje. Broja me kismet ne Kombetare pas nje sezoni te rregullt pa vrasje
Thirrja ne kombetare eshte per ata qe luajne ne menyre konstante dhe parashikohet te japin kontribute reale, nuk eshte "qoke" per ata qe jane djem te mire. Broja nuk eshte gati akoma. Filimisht te marre ca minuta ne ekipin e Evertonit, pastaj te prese ta therresin...ne se luan mire kuptohet.
Lojtar budall! Ketij edhe kur nuk i nderhyjne, do gjej patjeter menyren per t'u vetedemtuar. Nuk kam pare lojtar me debil ndonjehere! Edhe gazetarucet qe i sajojne ndonje rresht lajm, e bejne per te marre ndonje klikim si honorar. Sa afrohen ndeshjet e kombetres, i lene patericat keta dhe behen gati per gostine e radhes!
O ju Gazetaret ne Shqipni jeni Idioter ose nuk merrni vesh fare nga Sporti.Broja me vjen keq se e pelqeja si Lojtar por Nuk Bohet Me Lojtar.Ne 2 Vjet ka pasur 3 Demtime qe e kane lene jashte per gati 18 muaj ne 2 vite.Ka kuajtur disa ndeshje pa bo asgje Spektakolare,atehere si do behet jy Lojtar per Kombetare.Kemi Dakun,Manajn,Uzunin dhe kaq,jane Boll.Lereni Brojen e shkrete rehat te sherohet:Kur nuk hecen nuk hecen,Murit me Koke nuk i bihet.