“Kristjan Asllanin e shkatërruam për shumë më pak”! Tifozët e Interit pendohen, forma e dobët e Calhanoglu shpëton shqiptarin

20 Shkurt 2025, 20:10Sport TEMA
“Kristjan Asllanin e shkatërruam për shumë më

Shumë kritka ka pasur për Kristjan Asllanin nga tifozët e Interit.

Mesfushori shqiptar ka pasur disa luhatje në performancat e tij dhe zikaltërit nuk kanë pasur aspak mëshirë për lojtarin e Kombëtares tonë.

Megjithatë forma e dobët e Calhanoglu, po e ndihmon jo pak Asllanin për t’i bërë tifozët që të kuptojnë se e kanë ekzagjeruar me mënyrën sesi po e kritikojnë.

Tani janë të shumtë tifozët e Interit që në faqen e klubit dhe në Tëitter shprehen se e kanë kryqëzuar Asllanin për shumë më pak gabime sesa po bën Calhanoglu aktualisht.

Mesfushori turk ka përgjegjësinë kryesore në golat që Interi ka pësuar nga Juventusi dhe Milani në kampionat. 

3 Komente

  1. I
    Ilir

    Tifoze duan fajtore... ne cdo gabim te vogel... I kujt eshte faji! Kjo kondicionon gjithçka.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Asllani duhet te largohet nga Interi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adrian Curri Tiranë

        Kristian Asllani supet lojtar që shikon vetëm për të ardhmen Yll

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje