Shënoi tripletë në kualifikimin e Real, Mbappe: Faza e përshtatjes mbaroi, dua Atl. Madridin në 1/8

20 Shkurt 2025, 15:45Sport TEMA
Shënoi tripletë në kualifikimin e Real, Mbappe: Faza e

Kylian Mbappe ishte ylli i Real Madrid në Champions League. Francezi shënoi tre gola në fitoren 3-0 të Galaktikëve kundër Manchester Cityt, me ekipin e Ancelottit që gjen fazën e 1/8.


Pas ndeshjes Mbappe i cili ishte edhe më i miri në fushë tha se koha e përshtatjes mbaroi dhe tanimë ai kërkon trofe, ndërsa dëshiron nga shorti i së premtes që të ketë përballë Atletico Madridin.

“Faza e përshtatjes? Ka mbaruar. Është koha që të filloj të vendos për fatin e ndeshjeve. Ishte një natë perfekte për skuadrën. Ne donim të fitonim dhe të kualifikoheshim, ishte logjike të ishim në 1/8, ndeshja kundër Cityt ishte e vështirë por ne luajtëm me të mirën tonë.

Ishte një ditë e mrekullueshme për mua dhe ekipin. E thashë këtë, nuk doja të vija këtu dhe të luaja keq. Ishte një gjë të realizoja ëndrrën time, por dua të luaj mirë këtu, koha për t’u përshtatur ka mbaruar dhe duhet të tregoj karakterin tim.


Unë dua të shkruaj histori me këtë ekip dhe bashkëlojtarët e mi. Kam shënuar shumë gola gjatë karrierës sime, por ndonjëherë ishin të kotë. Dua të fitoj tituj me Real Madridin.

Bayer Leverkusen apo Atletico? Unë preferoj Atleticon (në raundin tjetër), kështu që ne i kursejmë vetes një udhëtim’’, tha Mbappe.

3 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    Nuk eshte ndonje cudi, me nje mbrojtje te cfilosur te Manchester City, Mbappe mund te kishte shenuar edhe 6 gola... Le te shohim sa gola do bej ne roundin tjeter!!!???

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Mos u hap ore bythe zi se po vijne Barca, Bajern dhe Liberpuli.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mbape kjo shemtire

        Edhe nje here mbape, tregon, qe eshte me i shemtuar nga brenda, se nga jashte. Dhe nga jashte i shemtuar per qamet.Kane te njejten shemti shpirti me plakun Peres.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje