VIDEO/ Myrto Uzuni prezantohet te FC Austin: Ja pse erdha në SHBA

20 Shkurt 2025, 11:24Sport TEMA
VIDEO/ Myrto Uzuni prezantohet te FC Austin: Ja pse erdha në SHBA

Myrto Uzuni u prezantua te FC Austin në MLS amerikane të futbollit. Sulmuesi beratas tha para medieve se u bind të kalonte në këtë ekip dhe të linte Granadan në Spanjë për shkak të tifozëve. 

Numrin 10 do mbajë mbi shpinë Uzuni.


“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, tha Uzuni.

29-vjeçari beratas "bëri luftë" me ish-klubin e tij për të kaluar në SHB edhe për shkak të pagës së majme, e cila përllogaritet deri në 1.5 mln dollarë në sezon. Pritet që Uzuni të jetë një ndër lojtarët më të mirë të ekipit.

4 Komente

  1. J
    Jevgu

    Dihet për ça ke vajtur, për të lindur fëmijën aty ????

    Përgjigjjuni
    1. f
      fatal division

      Sa do e duan në Texas nje bello’ vetolla holla e veshur tuti frutti.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        E di si me duket kjo qe keni shkruar juve me lart? Si puna e atij qe i qante hallin kaloresit se i vareshin kembet. E dini ju se c'do me thene me marr 1.5 miljon dollare ne vit ne Teksas? Shikoni se sa merrni ju dhe sa ju mbeten ne fund te vitit (nese ju mbeten) dhe pastaj merruni me Uzunin.

        Përgjigjjuni
    2. n
      noname

      nje lojtar qe pretendon te rritet rri ne europe nuk shkon ne nje kampionat pensionimi ......ti gezosh leket

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje