Mesazhet e koduara: Nga Vllaznia te Noizy, Brajan Gruda po flirton gjithmonë e më shumë me Kombëtaren shqiptare

19 Shkurt 2025, 17:33Sport TEMA
Mesazhet e koduara: Nga Vllaznia te Noizy, Brajan Gruda po flirton

Disa e quajnë karma, të tjerë mund të thonë se ekziston një Zot lart që vendos një drejtësi hyjnore. Kur Brajan Gruda pati shpërthimin e madh në Bundesligë, të gjithë tifozët shqiptarë nisën që t’i luteshin për të ardhur te Shqipëria. Megjithatë në çdo vendim dhe intervistë të dhënë nga ana e tij, shprehej qartë dëshira për të përfaqësuar Gjermaninë, pavarësisht se kundërshtar në krahun e tij do të kishte lojtarin e Bayern Munchen, Leroy Sane.

Madje Gruda u ftua për disa seanca stërvitore mes lojtarëve të rinj te Gjermania përpara të niste Europiani. Nëse do të kishte fatin me vete, Brajani mund të tërhiqte vëmendjen e trajnerit dhe të shkonte në Europian me këtë Kombëtare. Por si për fat të keq, ai u dëmtua dhe do t’i shuheshin të gjitha mundësitë për të bërë ëndrrën realitet.

Koha kaloi dhe ftesa nuk po vinte për të nga Gjermania, teksa tani Gruda është pjesë e Premier League me Brighton. Por kjo aventurë për 20 vjeçarin nuk po shkon edhe aq mirë teksa nuk po arrin dot të shënojë gol dhe në shumë ndeshje gjendet në stol, duke marrë shumë pak minuta. Në kushte të tilla Gjermania largohet edhe më shumë.

Në orët e fundit janë disa mesazhe të koduara të Brajan Grudës në Instagram që tregon se ky lojtar po afrohet gjithmonë e më shumë me Shqipërinë. Në fillim Gruda ka publikuar një fotografi që tregon 106 vjetorin e Vllaznisë, ndërsa në një tjetër fotografi ku shfaqet  vet duke u stërvitur, ka vendosur një këngë të këngëtarit shqiptar, Noizy.

Asnjëherë më parë Gruda nuk kishte shkruar një mesazh në gjuhën shqipe në rrjetet e tij sociale, duke folur vetëm në gjuhën gjermane, por në orët e fundit ka publikuar dy fotografi në gjuhën shqipe. Një sinjal i qartë ky se tani është vetë 20 vjeçari që po flirton me Shqipërinë. Ndërkohë në një intervistë të fundit para pak kohësh, Gruda do të shprehej:

“Mbiemri im është  i vjetër dhe i njohur në veri të Shqipërisë. Tifozët shqiptarë më njohin dhe duan që unë të luaj për Shqipërinë. Ata më shkruajnë mua dhe prindërve të mi për këtë. Nuk kam vendosur ende. Për kë preferoj të luaj? Nuk dua ta them”, tha Gruda.

Ndërkohë sipas informacioneve tona, Gruda do të pres edhe në muajin mars dhe nëse Gjermania nuk e fton sërish, në qershor do t’i bashkohet zyrtarisht Shqipërisë. Por sa e drejtë do të ishte e gjitha kjo në një kohë që Gruda na ka pasur si alternativë të dytë? Me siguri që pas disa kohësh Brajani do të tregojë se është shumë krenar për origjinën e tij, por kjo nuk do të ishte hera e parë që do të ndodhte me lojtarët shqiptar. 

6 Komente

  1. t
    tifozi

    Nuk na duhen mercenaret qe shiten tek te tjeret dhe kombetaren tone e konsiderojne si alternative te fundit. Tifozet duhet te ngrihen kunder marrjes ne ekipin tone te cdo lojtari qe nuk e ka ne zemer Shqiperine.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Torino

      Te gjithe lojtareve SHQIPTARE do te doja tju kujtoj vetem nje emer-Ninis(Gr)

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iso

        Po te jem trajner ose ne FSHF kurre nuk do e pranoja ne ekipin kombetar.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Una nuku do e thirrja edhe nese do ishte Mesi apo Ronaldo nese Shqiperia inuku do ishte zgjidhje e pare por opsion rezerve Gjithe te mirat djalit kudo qe te jete ..

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Ne rradhe te pare,lojtare si ky ka me Qindra.Vjet kuante tek Mainz qe luftonte per Mbijetese ne Gjermani.Pra me nje skuader te dobet,shenoi me duket 3 gola per nje vit.Eshte Lojtar Teknik,jo nje Ylll,por haet per Shqiperine.Problemi ketij djalit eshte se nuk i Plas fare te quhet Shqiptar,jy thote jam Gjerman dhe pike.Atehere?Per cfare duhen lojtare qe luajne me pishmane?Lereni tek Gjermania,se tani qe nuk kuan fare ne Angli ndoshta e marrin.

            Përgjigjjuni
            1. n
              noname

              nuk e kuptoj kete lutjen e negocimin e vazhdueshem,lojtarit i dergohet ftesa ,nese nuk pranon mbyllet aty kapitulli me kombetaren shqiptare dhe ecet perpara....jemi lodhur me keta legenet si nini apo kabashi qe prisnin respektivisht greqine dhe italine apo edhe mavraj dikur qe gabuan qeve moren se donte gjermanine me heret.......pak dinjitet o armando duka ....nese nuk e ke fanellen ne zemer me mire shko diku tjeter ,no hard feelings.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje