Interi fut Asllanin në “listën e zezë”, bashkë me katër të tjerë projektohet larg kampionëve

19 Shkurt 2025, 16:50Sport TEMA
Interi fut Asllanin në “listën e zezë”, bashkë

E ardhmja e Kristjan Asllanit do të jetë larg Interit. Kjo është çfarë raportohet nga “La Gazzeta dello Sport”, që tregon për pesë lojtarët e zikaltërve që pritet të largohen në verë.

Krah Asllanit janë dhe Korea, Arnautoviç, Fratezi dhe Açerbi. Me përjashtim të Koreas dhe Arnautoviç, që mbyllin kontratën në fund të sezonit, të tjerët nuk do të largohen pa përfituar të ardhura.

Për Asllanin ofertat nuk kanë munguar. Si në Itali dhe jashtë saj, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare janë ofruar shuma të ndryshme.

22-vjeçari duket se nuk e ka bindur Inzagin në këtë sezon, ku ka pasur mundësinë të marrë minuta për shkak të dëmtimeve të Çalhanoglu. Në të gjitha kompeticionet ka fituar minuta gjatë 22 ndeshjeve, duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.

4 Komente

  1. E
    Endri

    GDS nuk eshte e besueshme per sa i perket Interit

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti

      Epo vajti 22 vjeç Asllani..... Deri aq e kanë bomberat shqiptarë

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

        Asllani dhe Fratessi thjesht i bejne hije tokes tek Interi. Kane talent, por nuk jane ne nivelin e Interit.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dulja

          E kur ka qene te lista e bardhe Aslloni?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje