Dita e sotme është e veçantë për Gjimshitin, të cilit në ditën e ditëlindjes do ti duhet që të harrojë eliminimin nga Champions Liga.
Humbja e pësuar mbrëmjen e kaluar në Bergamo erdhi shtatë ditë pas asaj në Bryzh, seri negative rrezultatesh këto, të cilat kanë lënë pa fjalë shqiptarin.
“Nuk mund të gjej fjalë për të komentuar këtë ndeshje, por u bëj komplimentet e mia rivalëve tanë. Në pjesën e parë na ndëshkuan me tre kundërsulme, na vendosën në vështirësi pasi gjetën menjëherë golin. Tani na duhet që të rinisim rrugëtimin në kampionat. Për këtë ndeshje them se në këto nivele s’mund të mbyllësh pjesën e parë me tre gola të pësuar”, tha Gjimshiti.
Zgjedhja e trainerit Gasperini ishte e gabuar. Nuk mund te luash me 3 mbrojtsa kur kundersharet jane te shpejte dhe kane karakteristika te larta teknike personale. Aq me teper,. mesfusha para mbrojtesve nuk kthehet dot mbrapa me shpejtesi. Me pak me shume kujdes, Brugge mund te shenonte me shume gola .