Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos njohur asamblenë e jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar më 10 janar 2021, që i hapi rrugën zgjedhjes së Fidel Yllit. Më herët FSHF e çoi çështjen në gjykatën e Lozanës në CAS, duke edhe e fituar atë, por që nuk ka gjetur mbështetjen e gjykatave në vendin tonë.
Kjo sepse KOKSH e apeloi në gjykatën e apelit, që sipas Komitetit Olimpik Kombëtar këtë të hënë ka vendosur të lërë në fuqi njohjen që Gjykata e Shkallës së parë ka bërë në mars 2021. Ky institucion ka quajtur si të rregullt procesin e zgjedhjes si president të KOKSH-it Fidel Yllin.
Një reagim ka ardhur nga FSHF, që më herët ka fituar gjyqin në CAS, që thotë se KOKSH nuk njeh gjykatat ndërkombëtare dhe nuk zbaton vendimet, si në kohë të komunizmit. FSHF i kërkon UEFA-s dhe FIFA-s te ndërhyrjen për çështjen.
"Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) vendosi më datë 17 qershor 2024 në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021. CAS shpalli të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH e cila kishte miratuar statutin e ri. Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.
CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare. Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS vendosi në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.
Në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike juridike, KOKSH, i cili vetë kërkoi që çështja të gjykohej jashtë Shqipërisë, sot nuk e njeh më vendimin e CAS-it. KOKSH refuzon hapur t’i bindet rregullave ndërkombëtare, duke krijuar një precedent të rrezikshëm dhe duke shkelur Konventën e Nju Jorkut mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve arbitrare.
Kjo nuk është thjeshtë një mosmarrëveshje sportive. Kjo është një formë e pastër dhune institucionale, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të drejtësisë! Ky qëndrim na kthen pas në kohën e errët të komunizmit, kur Shqipëria ishte një ishull i izoluar që nuk njihte asnjë vendim ndërkombëtar. Atëherë, shteti nuk i zbatonte ligjet e botës – dhe sot, për fatin tonë të keq historia po përsëritet.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të heshtë dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për të vendosur drejtësinë në vend. I bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, FIFA-s, UEFA-s dhe Gjykatave Evropiane të Drejtësisë që të reagojnë menjëherë dhe të mbrojnë rendin sportiv nga shkatërrimi i qëllimshëm që po ndodh në Shqipëri. Sporti shqiptar nuk mund të mbahet peng i një drejtësie të kapur dhe i një shteti që refuzon ligjin ndërkombëtar. Shqiptarët meritojnë të jenë pjesë e botës, jo të izolohen prej saj", thuhet në reagim.
Federata e matrapazeve abuzueseve hajduteve
Duka thote bani si them une, mos bani si baj une. Duka te shikoj ato poshtersite qe ben per tu zgjedhur kreu I FShF , mbledh per votimin njeres qe nuk ju takon te votojne , dhe ka filluar qysh tani te manipuloj punen per votimin e Ketit te FSHF qe do behet kete vit .
Ueeeeeeee Edhe ket e tha me Po ca lloj kafshe esht me
Që të dy duhet të ikni se jeni bërë bsjat e kdni uzurpuar ato vënde dhe nuk i lëshoni më si duket po përgatisni njerëz te familjes per ti vendos më vone ne kryde të këtyre institucione . Ikni qërohuni qe te dy se jeni njëri më mut se tjetri vetem për përfitime e kdni mëndje te pa vlerë.
Une nuk besoj kurre dhe vetem kurre te drejtesia Shqiptare. Ky eshte mendimi im i kahershem dhe mbetem i tille per aq kohe sa plepat e shpellarit non grada te fshihen nga padrejtesia e vendit te 109 ne glob per inteligjence.
Duka i krimit qe po shkaterron futbollin shqiptar. Jemi i vetmi vend ne bote ku ndeshjet shikohen mesatarisht nga 200 sportdashes. Sot ne vitin 2025 ku stadiumet ne vendet e tjera mbushen plot. Duka krimit ngrifet si pasha dhe as qe e vret mendjen si duhet ta ndryshoje organizimin e kampionatit qe te terheqe sportdashesit ne stadium si dikur dhe si ne vendet e tjera te botes. Mafioz largohu nga futbolli.
Duka, vazhdo luften me organizatat sportive nderkombetare, kunder funderrinave mesjetare, qe e kane katandisur sportin shqiptar inekzistent dhe me zi se ne kohen e komunizmit. Ne lojrat olimpike, u paraqitem me nje minimum lojtaresh dhe ishin dy te huaj qe ishin formuar ne vendet e tyre, qe morren nje medalje. Kurse ne lojrat olimpike, qe pasian me pas, te sportisteve me aftesi te kufizuara, ishte vec Shqiperia, qe nuk morri pjese. Lloji i fidel yllve te perkrahur dhe nga beu surrelit me gen blloku, si marka fidel, u intereson vec posti, po zjarri ti bjere sportit me keq se u ka rene, pa sportiste dhe pa terene sportive dhe pa trajtim.Futbolli qe vazhdon, eshte vec merita e Dukes, qe ka arritur dhe tr zgjidhet, ne organet e larta te futbollit boteror.
Futbolli shqiptar ka fytyren dhe trurin si e njeriut si puna jote. Me vjen keq per ty, por te paska ikur truri ne drejtim te paditur. Te ngresh Duken lart dhe ti vesh merite per ato qe ka bere, duhet qe te kesh trurin sa te peshkut. Duka e shkaterroi futbollin qe eshte ne ditet me te keqija. Futbolli i sotem eshte shume larg i atij para 1990! Atehere mbusheshin stadiumet, ndersa tani te vjen turp qe ti shikosh keto stadiume nga jashte dhe jo me te deshirosh ti shikosh nga brenda dhe aq me ke ato skuadra qe nuk kane lidhje me sportin. Sa per ate arritje ne organet me te larta te futoblloit, Duken e dergoi paraja qe ai pagoi dhe paguan. Ate para qe ai e ka vjedhur me te dy duart, sikur te ishte ai pronari i futbollit shqiptar. Eshte kthyer FSHF-ja ne SHpk.