"Asllani mezi po e pret ndeshjen me Serbinë!" Gazetari: Ma deklaroi Marcus Thuram

17 Shkurt 2025, 12:55Sport TEMA
"Asllani mezi po e pret ndeshjen me Serbinë!" Gazetari: Ma

Gazetari shqiptar Grei Hasa, i cili jeton dhe punon në Milano, ka zbuluar ekskluzivisht për MAX Sport se në qendrën stërvitore të Interit diskutohej gjerësisht për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas Hasës, mesfushori kuqezi Kristjan Asllani është i etur për këtë përballje dhe mezi pret të zbresë në fushë.

“Të enjten po intervistoja Marcus Thuram dhe sapo e kuptoi që jam shqiptar, më tha: ‘Po sa shumë e ndjeni ju shqiptarët ndeshjen me Serbinë!’,” ka rrëfyer gazetari.

Ai shtoi se biseda vazhdoi me një koment të Thuram për Asllanin: “Kristjan mezi po pret që të luajë në këtë ndeshje”.

Hasa e konfirmoi këtë atmosferë entuziaste mes futbollistëve, dhe i tha Thuram-it: “Eh, ta dish ti sa e ndjejmë ne këtë ndeshje”.

Përballjet mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jenë dy nga sfidat më të nxehta dhe më të ndjekura, me një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë dhe ndërkombëtarë.



1 Komente

  1. t
    tifozi

    Asllani te mos fryhet kot se Serbia eshte ekip teper i forte dhe lojtaret e saj luajne si titullare me skuadrat me te forta te botes, ndersa Asllani me shume lojtare te tjere te kombetares sone ngrohin stolet. Sa here qe futet ne fushe, Asllani duket si nje amalgame me pjesen tjeter te Interit. Asnjehere nuk e shoh qe te levize si Hakan Calhanoglu per te dale i pa mbuluar nga kundershtaret. Qendron gjithmone mbrapa kundershtarit duke mos i dhene mundesi shokeve te skuadres qe ti pasojne. Duket si i frikesuar qe te marre topin dhe kur e ka ate nuk di se cfare te beje, por gjithmone pason sa majtas e sa djathtas pa ndonje efekt te vecante, nderkohe qe duhet te jete ai mjeshtri i assitimeve per sulmin. Kur nje organizator i lojes vepron ne ate menyre, skuadra asnjehere nuk do kete mundesi qe te sinkronizohet. Per mendimin tim, Asllani eshte nje lojtar i mire, por jo aq sa e mbajne. Ne vend te tij, Silvigno duhet te perdore Edon Berishen si organizator te lojes. Ka shume me teper cilesi se sa Asllani.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje