Fidel Ylli fiton gjyqin kundër Armando Dukës

17 Shkurt 2025, 15:40Sport TEMA
Fidel Ylli fiton gjyqin kundër Armando Dukës

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka njoftuar sot përfundimin e procesit gjyqësor me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos njohur asamblenë e jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar më 10 janar 2021, që i hapi rrugën zgjedhjes së Fidel Yllit. 

Më herët FSHF e çoi çështjen në gjykatën e Lozanës në CAS, duke edhe e fituar atë, por që nuk ka gjetur mbështetjen e gjykatave në vendin tonë.

Ky vendim është tashmë i formës së prerë, duke vulosur përfundimisht çështjen në favor të KOKSH.

 

NJOFTIMI I KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bën me dije se sot ka përfunduar procesi gjyqësor me Federatën Shqiptare të Futbollit. Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të formës së prerë, ka rrëzuar kërkesën e FSHF dhe lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të dhënë në Mars 2021. #TeamAlbania

6 Komente

  1. C
    Cudia

    Ore, se nuk jetojmë nëpër gjykata, por cili ishte vendimi I shkallës së parë? Gazetarë injorantë!

    Përgjigjjuni
    1. l
      luan

      hahaha

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari i Ilirisë

      Po për ç'farë kanë bërë gjyq 4 vjet këta mo i mençur?!hahah.....hajde gazetar hajde!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franck

        Nuk kuptoj asgje nga ky artikull !!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fidel Rrotkastro

          jo po vetingu i gjyqtareve... kur arrin dhe hajduti me yllin olimpik ne balle te korruptoje gjyqtaret, imagjino cfare behet ne ceshtje te tjera

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mero Abazi

            Abbiamo il governo più sporto del pianeta...lol

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje