Elbasani ndal Vllazninë, humbje e hidhur për Partizanin

21 Shkurt 2025, 19:36Sport TEMA
Elbasani ndal Vllazninë, humbje e hidhur për Partizanin

Dy ndeshjet e javës së 26-të, rezervuan surpriza sa i përket rezultateve.

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Elbasanit në shtëpi. Shkodranët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh me Deliun në minutën e 11-të.


Megjithatë miqtë barazuan shifrat me Mustën, i cili shënoi me kokë në minutën e 24-t. Dy minuta më vonë, Vllaznia kishte mundësinë të rikthente avantazhin, por gjuajtja e Balajt nga penalltia, u prit nga portieri Abalora.

Ky barazim, e ngjit Vllazninë në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Elbasani merr vendin e pestë me 31 pikë.

Humbje e hidhur për Partizanin, që u mposht 3-2 me përmbysje në shtëpi nga Bylisi. Të kuqtë e kryeqytetit shpërdoruan avantazhin e dyfishtë, pas golave të shënuar nga Taipi dhe Sembene.


Victor Da Silva ngushtoi diferencat në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi përmbysja. Mustapha barazoi shifrat në minutën e 71-të, para se Flamur Ruçi të shënonte golin e fitores në minutën e 92-të.

Me këtë rezultat, Partizani regjistron ndeshjen e pestë pa fitore dhe renditet në vendin e katërt me 40 pikë. Bylis renditet në vendin e shtatë me 28 pikë.

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Ku do hillete shorti sfidafe dhe play of play ot kategoria 4 dhe uba lidhja lezhe 1 viti 2024_2025 janeto keto skudra egnatja elabasani vora partiazani elbasani flamutari laci bureli tirana apollonia valbona teuta korabi skenderbeu laci kastrioti besa apollonialushnja pogradeci laci ballshi vllasni lushnja dinamo ne viti 2026 _2027 jane keto skuader superiore shijaku lezha egnatja terbuni devolli tirana albane veleciku gjirokastra dinamo vora tirana besa adriatiku orikumi laci vllasnia elbani korabi tomori kercyra memalia naftetari gramshi shkumbini valbona turbina

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje