"Broja thyen rekordin tim, Sylvinho qëndron", Erjon Bogdani "skanon" Shqipërinë e Euro 2024

8 Korrik 2024, 14:26Sport TEMA
"Broja thyen rekordin tim, Sylvinho qëndron", Erjon Bogdani

Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare iu përgjigj disa pyetjeve pikante në Euro Cup Nights, emision që transmetohet në Vizion Plus dhe Tring.

I pyetur nga moderatorja Vilma Masha se si ndihet për këtë rekord që deri më tani nuk e ka thyer asnjë njeri, Bogdani tha: “Ndihem mirë dhe krenar për atë që kam bërë, por rekordet janë bërë për tu thyer. Kur e shikojmë kombëtaren në Europian na bën krenar dhe ta shohim sa më shumë në këto eveniment”.

Skanimi i Bogdanit për Shqipërinë në Euro 2024:

Shumë pozitive nga të gjitha drejtimet, nga futbolli dhe atmosfera

Më shumë pritshmëri kisha në ndeshjen me Italinë, ndërsa me Spanjën dhe Kroacinë ka luajtur shumë mirë

Gjimshiti. Edhe kur u bë formaciuoni i grupit me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, Gjimshiti ishte më i miri i grupit

Mitaj. Tek Juve jo, por ndonjë ekip tjetër. Tek Bologna

Janë dy vëllezërit Shpendi…

Pyetje e vështirë sepse grupi ishte i vështirë. Por në 2016 Shqipëria fitoj ndaj Rumanisë edhe ky një grup i vështirë

E vështirë…De Biazi dhe Silvinjo i kanë marrë maksimumin kombëtares dhe grupit. Dy skuadra të ndryshme

Duhet të vazhdojë Sylvinio. Është trajner i zoti dhe e ka shtyrë Shqipërinë në këto evenimente

Duhet të vazhdojë me atë punë që ka bërë.

1 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Silvijo nuk ka ca i jep me kombetares. Ne kualifikuese mori maksimumin, ne Gjermani mori 70% te mundesive qe na u krijuan. Ra ne sy mungesa e eksperiences si trajner. Praktika ka treguar se pas nje suksesi si trajner i skuadrave pa shume histori, radhen e ka deshtimi. Kjo i ndodhi dhe Greqise pas 2004 - es. Duhet nje trajner tjeter per te korigjuar sulmin. Lojtare si Broja, Daku Manaj, Hoxha, duhet te aktivizohen si titullare, ku vetem njeri prej tyre duhet ta nise nga stoli. Silvijo nuk ka guximin per te luajtur me 3 sulmues te mirefillte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje