Brojës i mjaftojnë pak minuta për të fituar besimin e Mojes, trajneri i Evertonit: Ka kualitet dhe aftësi, t’i japim mundësi

4 Prill 2025, 15:22Sport TEMA
Brojës i mjaftojnë pak minuta për të fituar besimin e Mojes,

Armando Broja ka luajtur pak minuta, me Devid Mojes si trajner i Evertonit. Lojtari i Kombëtares shqiptare është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe pritet t’i besohen më tepër minuta.

Evertoni do të përballet të shtunën me Arsenalin. Me fjalët e Mojes, ekziston mundësia që Broja ta nisë titullar.

“Mendoj se ka shumë kualitet të mirë dhe aftësi. Ka shpejtësinë po ashtu. Mendoj se duhet t’i japim një mundësi që të tregojë çfarë mund të bëjë”, u shpreh Mojes në konferencë për shtyp.

Goli i mungon Brojës. Shpresat janë të vijë në momentin kur të ketë më tepër hapësirë.

2 Komente

  1. T
    Tifozi KQ

    Armando duhet te shenoje GOL te shtunen kunder Arsenalit ! Duhet te levize me shume ne lojen pa top. Goli dhe fitorja do ti jape mundesi qe te jete i perheshem ne 11-shen si titullar.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Edhe per 10 minutat qe luajti kunder Liverpulit, perseri mori noten me te larte ne ekipin e Evertonit. Nese shenon do cbllokohet dhe do fitoje me shume besim tek vetja. Armando Broja pa dyshim eshte talenti me i madh qe kemi patur ndonjehere ne kombetare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje