Ceferin: Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian, por po afron aderimi në BE

12 Shtator 2025, 22:41Sport TEMA
Ceferin: Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende

Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e kaluar një darkë në “Pallatin e Brigadave” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të futbollit europian, të cilët ndodheshin në Tiranë për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, si dhe nënvizoi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe Shqipërisë. Ai theksoi edhe njëherë mesazhin e fuqishëm se futbolli dhe sporti duhet të bashkojnë njerëzit.

“Është gjithmonë kënaqësi të jem në Shqipëri. Sa herë që vij, shoh ndryshime në infrastrukturë, shoh gjëra të reja të ndërtuara. Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian. Por mendoj se jeni pranë.

Futbolli po zhvillohet këtu falë punës së mirë të Federatës Shqiptare të Futbollit, të mikut tim të dashur Armand, si dhe të mbështetjes së qeverisë. Më pëlqen ky raport miqësor edhe pse ndonjëherë dinë të jenë këmbëngulës kur duan të më shtyjnë t’u jap ndonjë kompeticion. Por ua shpjegova që kjo është një vendimmarrje e Komitetit Ekzekutiv dhe nuk mund të premtoj asgjë.

Miqtë e mi, futbolli bashkon njerëzit. Jo vetëm futbolli, sporti bashkon njerëzit. Sporti duhet të jetë kundër dhunës dhe është kundër dhunës, kundër ndarjes. Prandaj jam i lumtur që Shqipëria po bashkë-organizon Europianin U-21 2027 së bashku me Serbinë.

Dhe jam gjithashtu i lumtur që folëm me kryeministrin për mundësinë, jo të një ndeshjeje bamirësie, por të një ndeshjeje mes lojtarëve veteranë nga vendet e Bashkimit Europian dhe atyre nga vendet që do t’i bashkohen së shpejti BE-së

Faleminderit shumë edhe njëherë, Armand, për mikpritjen dhe mbi të gjitha për miqësinë tënde” – tha Presidenti Čeferin në fjalën e tij.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, gjatë darkës së organizuar në Tiranë në nder të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, u shpreh i nderuar për mbajtjen e këtij takimi historik për herë të parë në Shqipëri.

Ai theksoi rrugëtimin e futbollit shqiptar nga infrastruktura modeste drejt standardeve moderne falë mbështetjes së qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke përmendur sukseset si finalja e UEFA Europa Conference League dhe organizimi i Kampionatit Europian U-17.

Presidenti Duka vlerësoi kontributin e klubeve dhe drejtuesve të futbollit në vend, si dhe zhvillimin e futbollit të bazës dhe të vajzave.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e bashkëorganizimit të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027 me Serbinë si një mundësi për të treguar kapacitetet e Shqipërisë në organizimin e eventeve të mëdha dhe rolin e futbollit në afrimin e kombeve.

Presidenti Duka falënderoi UEFA-n për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se Shqipëria tashmë ka dëshmuar aftësinë e saj për të pritur aktivitete të nivelit më të lartë dhe është e gatshme për sfida të tjera madhore në të ardhmen, duke përfshirë edhe synimin për të mirëpritur një ditë finalen e Superkupës së UEFA-s në Tiranë.

18 Komente

  1. T
    Ter

    Po te besh rrugen federate pallat brigades nuk e kupton....

    Përgjigjjuni
    1. N
      NEHAT MEMEDI

      Sepse EVROPA ASHT SHTRIGA E VJETER QE NA NDAU NE 5 PJES NE KONGRESIN E BERLINIT DHE NE KONGRESIN E LONDRES DHE KUR NUK DO TE JET NE BASHKIMIN EVROPIAN SEPSE KA NEVOJ PUNTORE ATA E DIN SHUM MIR QE RINIA SHQIPTARE ASHT 50% DHE NA KA SHUM BORXH

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sefer ke pjerdh komplet.

      Sefer ahtu "eshte", aty ku shkon ha e pi e fle zotrote jo ne BE, por BE duhet te futet ne Shqiperi. Sefer e di ti qe per 10 vite te Qeverisjes se PS dhe Edi Rames jane larguar mbi nje milion shqiptare e keta kryesisht te rinj. Sefer e di ti qe 5-6 Oligarke e kane monopol ndertimin dhe cdo tenderim qe ben Edi Rama. Sefer e di ti qe grupet kriminale vendosin deputete dhe caktojne drejtere, u japin pagesa mujore shefave te Policiese Se Shtetit. Sefer e di ti qe Drejtesia eshte politike dhe e kapur. Sefer e di ti qe fjala e lire eshte e censuruar dhe mendim ndryshe nuk ekziston. Sefer e di ti qe punet behen nga ndermarjet ne varesi te Bashkise dhe parate i marrin kompanite e Drejtoreve? Sefer po e leme me kaq, se nuk dalin netet e dimrit per te shkruar e treguar pse Shqiperia nuk eshte pjese e BE. Sefer ruti edhe nje gote vere mbush ate xhepin dhe me pas do te na thuash : Pse Shqiperia nuk ndodhet ne planetin Mars.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elis

        O mjeran. Tjetri flet mirë për vendin tënd dhe ti bëhesh keq, nxjerr gjithë atë helm nga goja. Që Shqipëria ka ecur e thotë kushdo vjen këtu. A ka të meta, patjetër. Po ti nuk e shikon ecurinë se si akrepin, të ka mbyt helmi.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisteve cekic ballit

          Ka ecur per nje grusht njerezish. Per kriminelet. Nejse, cdo popull meriton qeverine qe ka bashke me mediat bythelepirese.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elis

            Të më rrush fundin ti dhe patronazhistët. Jetoj me djersën time dhe shijoj jetën me aq sa kam. Nuk jam xheloz për askënd dhe nuk urrej askënd. Ta gëzojnë jetën dhe pasurinë kush e ka me djers. Shqipëria është futur në rrugë të mbarë, té pakthyeshme. Kush të rrojë ta gëzojë.

            Përgjigjjuni
            1. K
              K.H

              ELIS KETA ZOTERIT E QE SHKRUAJNE 100000 TE LIGA PER VENDIN QE I LINDI DHE I RITI KUR NUK DO TA THONE FJALEN E MIRE PER ATDHEUN SE KETA JANE QORAT E SALOKARAXHICOBERISHES QE DUAN VETEM KAOS DHE VELLAVRASJE,JANE PARTIAKET E BESUAR TE NONGRATES DHE PO TE THUASH MJE FJALE TE MIRE OSE MJE GJE ESHTE REALITET PER VENDIN TEND JE PATRONAZHIST HAHA

              Përgjigjjuni
          2. S
            Sqepari

            Elis, nuk ja vlen t'i gjegjesh, duket se jane te semure mendor, por jane armiq te Shqiperise dhe shqiptarve!

            Përgjigjjuni
          3. M
            Miqesisht

            Sefer, jeton shume keq dhe helmon edhe ata fatkeqe qe ke prane, nese dikush te ka mbetur. Jeta eshte e shkurter, dhe ta cosh dém, nuk eshte zgjuarsi. Ke nevoje te mbash larg cdo negativitet qe kerkon te te futet ne tru... REFUZOJI qe sot e tutje, nese e do veten.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fajtori.com

              Po more Po!!!! Ca nga këto gjëra që thua ti janë të vërteta dhe kulmuese, por mos harrojmë nga erdhëm e çfarë kishin bërë të tjerët para kësaj qeverie! E dyta, kjo maxhorancë ka një të metë të madhe! Ska opozitë të vertetë! Ata të opozitës janë kaq të shkërrmoqur saqë votuesit duhet fillimish të votojnë për të ndryshuar opozitën, e pastaj për të ndryshuar qeverinë!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Seferi që ta rras kollodokun

                O Bshkerdhyer kanë ikur falangat e Sali Kriminelit dhe njerzit e mënçur që mund të fitojnë më shumë se sa duke ndejur ketu si puna jote që shikon ëndrra. Kurse Shqiperia sot mor lango e ka rrogat 1000 euro në muaj dhe shqiptarët 80% jetojnë në shtëpiat e tyre. niveli me i lartë se çdo vënd i BE-se, ka një infrastur moderne por ka dh qen si puna jote o Sali i vogël që na kujton ato që ka berë baabi i yt që nga djegja dhe vrasja e mediave e deri te gjyqtarët dhe prokurorët e plepave dhe me shtetin Lazarat ktheu Shqipërinë në republikë Hashashi lere pastaj grushtete e shtetit njëri pas tjetrit. kur të huajët vinin për te shpëtuar Shqipërin nga Sali Berisha sot vijnë për ta vizituar dhe pushuar si aset turistik europian. Buemat e bufit dordolec duan netë dhe ditë për të treguar kurse bëmat e Ramës nuk a nevojë mjfton te kesh sy dhe mos të jesh pjerdhur nga veshët si shumë qen pa dhëmbë si puna jote. Shqipëria në Be për 2 vjet nga vendet e para të Ballkanit përëndimor kurse ky nuk ështe Seferi që siç duket ka patur të drejtë me sojin tuaj që na qelbët qytetet: Katunar kaptin parure qytetar nuk bëhesh kurrë sikur të ndërrosh 100 lëkurë

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlonjati

                  Ke pjerdh ti , spermë berishiane që i ke kopjuar gërmë për gërmë fjalët e plakut të çmendur të Viçidollit dhe na i rendit në komentin tënd , jo të pjerdhur , por të dhjerë , zagar i fëlliqur . Pasnesër Shqipëria hap edhe 4 kapituj të tjerë në Bruksel , që të pëlcisni ju qelbësirat e Sali kriminelit .

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nerim Lumi

                    Sefer.. mirë t'a dha përgjigjen...një bakshish 50 mijë euro në xhep nga Mandi e Kryeplehra e rilindjes dhe Shqipëria bëhet anëtare e SHTETEVE TË BASHKUARA MARSIANE...????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    A ka BE demokraci fasadë?

                    Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian (BE) për disa arsye që lidhen me çështje të brendshme dhe të jashtme, si politike, ekonomike, ligjore dhe gjeostrategjike. Arsyet kryesore pse procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka qenë i ngadalshëm: 1. Sundimi i ligjit dhe korrupsioni Korrupsionin e lartë, veçanërisht në nivele të larta të qeverisjes. Krimin e organizuar dhe lidhjet e mundshme me politikën. Nevojën për reforma të thella në drejtësi. 2. Reformat institucionale dhe demokratike. Shqipëria ka bërë përparim, por ka pasur ngërçe politike të përsëritura, përfshirë bojkotime të Kuvendit nga opozita, akuza për manipulime zgjedhore dhe mungesë dialogu politik. Këto krijojnë një klimë të paqëndrueshme politike, që BE e sheh si rrezik për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të vendit. 3. Funksionimi i shtetit të së drejtës. BE kërkon një sistem gjyqësor të pavarur, profesional dhe të paanshëm. Edhe pse ka pasur përparime, si me procesin e vetting-ut, ende ka: Mungesë të besimit në gjykata. Zvarritje të rasteve të rëndësishme gjyqësore. Mungesë dënimesh për korrupsion në nivele të larta. 4. Çështje administrative dhe të kapaciteteve shtetërore BE kërkon që vendet kandidate të jenë në gjendje të zbatojnë dhe përthithin ligjet dhe standardet e BE-së (acquis communautaire). Shqipëria ende përballet me: Kapacitete të kufizuara administrative. Nevojë për trajnime dhe reformim të administratës publike. 5. Çështje bilaterale dhe ndikime nga vendet anëtare Disa vende anëtare të BE-së, si Franca, Hollanda apo Danimarka, kanë shfaqur rezerva për zgjerimin, duke kërkuar më shumë prova të reformave reale përpara se të japin dritën jeshile. Po ashtu, Bullgaria dhe Greqia kanë ndikuar në negociatat për vende të tjera, duke ngritur çështje bilaterale që, në mënyrë indirekte, ndikojnë edhe procesin për Shqipërinë.______________________________ Shënim:Një arsye kryesore pse nuk jemi integruar në BE është se kemi një demokraci fasadë, pra vetëm në letër, se në fakt është një autokraci (demokraturë). Rama vazhdon sundon në pangopësi si Enveri dikur mandat pas mandati, Saliu vazhdon "përjetësisht" kryetar te PD si humbës kronik zgjedhjesh me justifikimin se ia vjedh Rama, (e kështu mban partinë peng për interesa personale e për tu mbrojtur nga drejtësia), Meta po ashtu, por e kanë rasur në burg, por prapë nuk heq dorë nga presidentllëku i partisë. A.Duka vazhdon "i përjetshëm" te FSHF sa të ketë jetë. Pra kudo, në çdo nivel pushteti kemi "diktatorucë pashallarë milionera" që nuk iu shqitet bytha nga karrigia e pushtetit, e që kanë eleminuar meritokracinë. Madje edhe Dumani i SPAKut kërkoi mandat tjetër por ia preu ambasada amerikane. E gjitha kjo vjen nga mentaliteti komunist që kanë, dhe sistemi që funksionon kudo njësoj në Shqipëri, pra "peshku qelbet nga koka". Pasojat? Zhgënjim, shpopullim, papunësi, informalitet, trafiqe, pasurim i një kaste sa më të vogël, shndërrimi i shumicës së mediave në megafonë propagande. A mund të futesh në BE kështu? Jo. Ceferini e di shumë mirë por si gjithë ndërkombëtarët e tjerë bën sikur, luan teatër.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dashi

                      Në fakt , koment fasadë ke bërë ti , që si një opozitar ziliqar e keqdashës , ke renditur arsye e shkaqe , që , për BE-në nuk qëndrojnë fare . Vëndet e fundit të pranuara në BE nga Ballkani , kanë qënë Kroacia e Sllovenia para 15 vjetësh . Qysh atëhere nga Ballkani Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim, në vënd të parë janë Shqipëria e Mali i Zi . Shqipëria po hap kapitujt e negociatave me një shpejtësi të pa krahasueshme me asnjë vënd tjetër që ka aderuar në BE . Të gjithë funksionarët e BE-së , deklarojnë haptazi që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e shtëpisë dhe me këto ritme, më 2027- tën mbyllen negociatat . Sigurisht që , Brukseli e di mirë dhe i njef edhe mangësitë e të metat , sepse delegacionin në Tiranë e ka , por për situatën e ndërlikuar ndërkombëtare dhe aktualitetin e sotshëm , BE-së i intereson , qoftë edhe moralisht e diplomatikisht një farë zgjerimi . Po pse more zotëri , mos ishte më mirë se neve sot , Rumania e Bullgaria , kur u futën në BE? Sigurisht që një pjesë e atyre që shkruan ti qëndrojnë dhe neve i njofim të gjithë , por cili është qëllimi yt , që na i rendit një për një e me keqdashje dobësitë tona , duke shprehur një pesimizëm zemër keq, a thua se pranimi i Shqipërisë në BE qënka në dorën tënde ?!

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir dardani

                        Të lumt për komentin.....respekt ????????????????????!

                        Përgjigjjuni
                        1. i
                          ilir

                          mos u lodh shume vella: eshte ceshtje politike!!! po te donte BE te fuste brenda nates. kur u futen greqia dhe portugalia ne 1981, merita ishte fjale e huaj. kur u futen vendet baltike, ata njerez atje nuk dinin ku binte europa. po te vazhdosh me bullgarine dhe rumanine, do ta kuptosh se sa politike eshte e gjithe loja. nuk kemi godina dhe kisha 500-vjecare si perendimi sepse nuk kemi patur mbreterira qe te sulmonin dhe vidhnin vendet e tjera, por kemi nje vend te bukur bile shume te bukur. keto.

                          Përgjigjjuni
                        2. @
                          @#$

                          E ka paguar Edi Rama patjeter

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje