Dëmtuan stadiumin gjatë derbit Tirana-Partizani, nën hetim edhe 8 tifozë të tjerë

5 Dhjetor 2023, 14:55Sport TEMA
Dëmtuan stadiumin gjatë derbit Tirana-Partizani, nën hetim edhe 8

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës riktheu aktet e dhunës në futbollin shqiptar. Pas ndeshjes, tifozët e dy kampeve pushtuan fushën ku pati disa përleshje.

Policia e Tiranës lidhur me këtë ngjarje ka vënë nën hetim edhe 8 tifozë të tjerë, pasi me herët në pranga ranë 4 tifozë, u vunë 3 nën hetim dhe 2 u shpallën në kërkim.

Të rinjtë akuzohen se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Policia e Tiranës për të disatën herë bën thirrje për bashkëpunim nga tifozët si dhe nga Federata, klubet sportive, tifozërite për të shmangur veprimet e dhunshme gjatë ndeshjeve.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 21 vjeç, E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë,” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

6 Komente

  1. F
    Futbollisti

    Ore ata janë kafshë, nuk marin vesh me thirrje.................. Kjo punë ka qenë në çdo ndeshje............ . Thjesht, bëni si bën bota....... . Nuk lejohen të futen në stadium.

    1. I
      Ilir

      Të dënohen me 3 muaj ushtri,sherbim i detyruar ushtarak.Përsëritësit me 5 muaj.Kalamajtë,Nuk bëjnë ushtri si dikur dhe mbeten këlyshë...koqe nga trutë,nuk piqen.

    2. T
      Tifozo

      Te ndalohen për jetë futja në stadiume, nëse konstatohen që futen të dënohen me burg

      1. S
        Sportdashësi

        Nuk e kuptoj këtë thirrje që bën policia,pse nuk dënohen këta me burg si kudo tjetër? Çfarë është kjo gjë kot që bëjnë policia dhe prokuroria,këta plehra e shkatrojnë stadiumin sa herë që luhet ,futi në burg dhe gjobe vlerën e karrige të thyera ti pagojë familja e tyre ,nëse doni të vendosni rregull vetëm kështu bëhet ,nëse jo i lejoni vete që ti thyejnë dhe shkatërrojnë

        1. R
          Real Madrid 10

          Jo vetem kaq, por ironia me e madhe ishte ne nje ane pankarta per dhunen ndaj grave dhe vajzave ( nga ana tjeter vazhdonin sharjet me moter). Fatkeqeshisht jane vandale, qe nuk duhet t’i shohin dyert e stadiumit. Jane te njejtet tifoze te “ndyre “ qe fishkellejne hymnet e skuadrave te tjera. Dikur shkruhej: Larg tifozllekut te semure. Ne vend qe te jete nje kohe feste edhe gjithperfshirje, eshte skandaloze te shikosh keto rrumujaxhijn e njerez te pa cipe. Do Zoti nuk na bashkohen keta njerez ne Gjermani.

        2. T
          Tirana

          Policia e ka kollaj nje pyetje cdo tifozi e me pergjigjen me dialektin malsor mos ta lejoje te hyj ne stadium ,keta maloke te ndyre na e qelben Tiranen si dhe ata koqevare tifoza gjoja por hedhin flakadane vetem e vetem te denohet Shqiperia ,edhe jeta koqevare te mos lejohen te hyjne ne stadium ,atehere stadiumi do mbushet plot me njerez qytetare e jo me maloke

          Lini një Përgjigje