Risi në futbollin evropian, për çfarë do të shërbejë mikroçipi në topin e Euro 2024?

4 Dhjetor 2023, 21:26Sport TEMA
Risi në futbollin evropian, për çfarë do të

Topi zyrtar i ndeshjes për Euro 2024 thuhet se do të ketë një mikroçip për të kuptuar 2 raste. Qëllimi është evidentimi i momenteve kur ka prekje të topit me dorë gjatë aksionit të golit dhe natyrisht zbulimi i  pozicionit jashtë loje.

Marshi i gabimit nuk do jetë zero, por synohet zvogëlimi i tyre. Gjatë sezoneve të fundit, prekja e topit me dorë dhe offside kanë qenë dy nga problemet më të mëdha të arbitrave gjatë komunikimeve me dhomën VAR. Përpara turneut të verës së ardhshme në Gjermani, është raportuar se topi Adidas do të përfshihet në teknologjinë e re!

“Mikroçipi do të funksionojë së bashku me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve që mundëson krijimin në kohë reale të paraqitjeve vizuale 3D të skeleteve të lojtarëve. Këto pajisje lejojnë gjyqtarët ndihmës video (VAR) të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku topi ka goditur trupin. Mikroçipi brenda topit të ndeshjes Adidas gjithashtu lejon teknologjinë të përcaktojë kohën e saktë të goditjes së topit, e cila, së bashku me kamerat e gjurmimit të gjymtyrëve, siguron vendime jashtëzakonisht të sakta dhe identifikimin e pozicionit jashtë loje”, – shkruan The Times.

3 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    E bete futbollin kompjuterik. Me mire krijoni skuadra me robote qe te luajne dhe programojini qe te mos e prekin topin kurre me dore , te mos dalin kurre ne pozicion jashte loje , te mos shkaktojne kurre faulle dhe hajt te shohim futboll pastaj. Po i humbet bukuria futbollit me kete lloj teknologjie. Ne fund te fundit edhe gabimet e arbitrave pjese e lojes jane , te kene edhe tifozet perse te debatojne pas ndeshjes.

    1. P
      Pirdhi n'te

      C'do te na shikojne site dhe c'do te na degjojne veshet ne Euro 24 ne Gjermani, ka mundesi qe deri ne qershor futbollistet do te jene zevendesuar me rrobote dhe sporti me popullor ne Bote do te komandohet nga Silicon Valley ne Kaliforni.

      1. X
        Xhezo Smokthina

        Ore, jeni në vete apo jo? Vërtetë nuk e keni të qartë se nuk bëhet fjalë për ndryshim rregullash të lojës, por vetëm për saktësim vendimesh, të cilat kurrë nuk mund t'i vërej syri i arbitrave dhe për pasojë do të ishin të padrejta? Për të dhënë një shëmbull, normal ju duket ju bërja me dorë e golit nga Maradona, gje që solli fitoren e padrejtë të Argjentinës në ndeshjen me Anglinë dhe pas kësaj fitore ajo kaloi në finale ku fitoj kupën e botës? Nuk ka gjë më e mirë për të shmangur gabimet njerëzore se teknologjia elektronike. Ndaj është më mirë të heshtni sesa të nxirrni nga goja budallallëqet që thoni.

        Lini një Përgjigje