Fitoi çmimin “Golden Boy”, Bellingham: Ndjesi e bukur, merita i shkon trajnerit Ançeloti

4 Dhjetor 2023, 16:53Sport TEMA
Fitoi çmimin “Golden Boy”, Bellingham: Ndjesi e bukur, merita

Jude Bellingam është shpallur fituesi i padiskutueshëm i çmimit të përvitshëm, “Golden Boy” që akordohet nga “Tuttosport”, media torineze në Itali.

 Britanikut do t’i dorëzohet sot trofeu ndërsa në një intervistë ekskluzive për “Tuttosport”, thekson se ndjehet i nderuar për trofeun, aq më tepër kur shndërrohet në anglezin e tretë që e fiton këtë trofe pas Uejn Runit dhe Rahem Stërling.

“Falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar, i njoh mirë cilët janë fituesit e këtij trofeu prestigjioz që ndër të tjera ka lindur pikërisht në vitin 2003, atëherë kur kam lindur edhe unë.

Jam anglezi i tretë që e fitoj pas një prej idhujve të mi si Runi dhe Stërling që e fitoi kur ishte pjesë e Liverpul në vitin 2014.

 “Golden Boy” është një trofe shumë i bukur. Merita për këtë trofe i shkon trajnerit Karlo Ançeloti, por edhe fizioterapistit. Ia dedikoj të gjithë shokëve dhe stafit të Real Madrid. Po ashtu edhe familjes sime”, u shpreh Bellingam.

1 Komente

  1. J
    Juda

    Gje e fryre se luan tek Real Madrid. Publicitet per konsum marketingu. Vetem 2 gola nga jashte zunes se 5 metrave.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje