
Ne keto momente ne stadiumin "Elbasan Arena" po luhet derbi i kryeqytetit Dinamo-Partizani.
Nje duel qe ne te kaluaren ka pasur mjaft interes si nga tifozet ne shkallet e stadiumit, po ashtu edhe nga sportadshesit e tjere permes televizorit.
Ndersa sot interesi eshte thuajse zero. Ne shkallet e stadiumit numri i tifozeve nuk i kalon as 100 vete, por edhe interesi per ta ndjekur nga televizioni eshte inekzistent.
Kjo per shkak te rregullave absurde qe Federata Shqiptare po aplikon, duke i lene keto takime ne dite jave.
Gjithashtu dhe oraret e vendosura jane te papershtatshme, ku shumica e tifozeve jane neper pune dhe nuk kane mundesi te ndjekin skuadrat e tyre.
Deri ne keto 5- jave Kategoria Superiore eshte i vetmi kampionat ne Europe qe luhet ne dite jave dhe i ndare ne shume dite.
Jo me kot eshte braktisur totalisht nga tifozet.
Lini një Përgjigje