Sylvinho vijon me surprizat, tre risi në tetor për Kombëtaren

21 Shtator 2023, 16:45Sport TEMA

Sylvinho vijon me surprizat, tre risi në tetor për Kombëtaren


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit, ajo kundër Çekisë në 12 tetor në "Air Albania". Për kualifikueset e grupit E, kuqezinjtë që janë në vendin e parë kërkojnë tri pikë që do t'i afronte me fazën finale të Gjermani 2024.

Tanimë trajneri Sylvinho ka menduar edhe për risitë e reja në ekip. Mësohet se janë tre emra që do jenë në grumbullimin e radhës. Meritan Shabani, Marvin Çuni dhe Arbnor Muçolli pritet të jenë pjesë e ekipit.

Arbnor Muçolli ka qenë më herët pjesë e kuqezinjve jo vetëm te moshat, teksa Çuni bënte pjesë te U-21. Risi absolute është Meritan Shabani. Mesfushori me tipare sulmuese i Grasshopers ka marrë pasaportën shqiptare dhe është gati për ndeshjen e radhës, me një ftesë nga braziliani që duket se e ka në optikë ish-lojtarin e Bayern Munich.

Muçolli po shkëlqen me Goteborg në Suedi, ndërsa Çuni bën pjesë te Frosinone në Serie A. Tanimë Sylvinho na ka mësuar me surprizat, pasi veç Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakut të afruar së fundmi, ka gati tre emra të rinj për në Kombëtare.

Veç ndeshjes kundër Çekisë, kuqezinjtë luajnë edhe kundër Bullgarisë në Tiranë më 17 tetor në një test miqësor.

Lini një Përgjigje