Kritikat për Asllanin, Inzaghi i del në mbrojtje

21 Shtator 2023, 14:09Sport TEMA

Kritikat për Asllanin, Inzaghi i del në mbrojtje


Interi shkëlqeu në derbin ndaj Milanit në fundjavë, shkatërroi rivalët e përjetshëm 5-1, teksa përballë Real Sociedad vuajti dhe vetëm në fund evitoi humbjen.

Kapiteni Lautaro Martinez shënoi tri minuta përpara fundit të takimit, duke i dhuruar skuadrës së Simone Inzaghit barazimin 1-1 në takimin e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Përballje të cilën Kristjan Asllani e nisi si titullar, por mesfushori shqiptar nuk e shfrytëzoi këtë mundësi. Dhe përballë kundër baske nuk zhvilloi paraqitjen që pritej.

Asllani dhe Marko Arnautovic janë përballur me kritika për performancat e tyre kundër Sociedadit. Por, trajneri Simone Inzaghi u doli në mbrojtje dy futbollistëve të tij.

E kisha parashikuar që do të vuanim dhe që do e kishim të vështirë. U përballëm me një skuadër me vlera. U treguam të aftë që mbetëm në ndeshje, edhe pse për një orë nuk luajtëm aspak mirë.

Pikë e çmuar për ne kundër një skuadre të bukur”, theksoi Inzaghi, i cili vijoi edhe me zgjedhjet e bëra në formacionin titullar.

Është e lehtë të flasësh pas ndeshjes. Bëra katër ndryshime, sepse ishim të lodhur, edhe pse shkak të impenjimeve të lojtarëve me Kombëtaret e tyre.

Faleminderit Sommer, na ndihmoi me pritjet e tij. Nuk mund t’ua vëmë fajin 2-3 lojtarëve. Të gjithë duhet të bënin më shumë, edhe unë. Mos të harrojmë t’i japim meritat që u takojnë edhe kundërshtarëve tanë”, deklaroi trajneri i Interit.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Real Sociedad beri nje ndeshje te madhe duke bere presion te vazhdueshem ne te gjithe fushen, prandaj nuk mundet te behet me faj Asllani. Interi nuk funksionoi si duhet, pasi mbrojtja vuajti shume. Kur mbrojtja nuk furnizon me topa mesin e fushes, si mundet qe te kete sulme? Asllani levizi shume ne fushe, por nuk u ndihmua nga pjesa tjeter e skuadres qe nuk i jepte topa. Nga ana tjeter, merite paten kundershtaret pasi sa here qe Inter merrte topin, kishte disa lojtare te Sociedadit qe e sulmonin.

    Lini një Përgjigje