Esteban Kambiaso ka komentuar për “Sky Sports” Kristjan Asllanin dhe rolin e tij, me zbritjen e djeshme në fushë që nga minuta e parë në ndeshjen hapëse të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve për zikaltrit.
“Mendoj se pak nga pak Asllani e ka fituar me meritë vendin e tij në Champions, është një djalë që nuk është ankuar kurrë, është munduar gjithmonë të përfitojë nga minutat e dhuruara, si vitin e kaluar, në të cilin ka luajtur më pak, ashtu edhe këtë vit.
Në këtë sezon duket i destinuar të ketë një rol më të rëndësishëm, që shkon paralelisht me rritjen që ka pësuar në kombëtare aty ku është protagonist dhe po komandojnë grupin”, ka thënë ish-mesfushori.
Argjentinasi analizoi edhe sulmuesit zikaltër. “Arnautoviç apo Turam? Është e vështirë të thuash se çfarë është e drejtë nëse nuk je aty dhe nuk e di se si po shkojnë lojtarët. Problemi është se cili nga të dy mund të dalë i pari.
Mendoj që më i përshtatshëm për Lautaron është Turam, por këto janë gjëra që trajneri i percepton pasi është ai që jeton më së miri me ekipin dhe stërvitet për të fituar. Nëse ai lë dikë jashtë, kjo nuk do të thotë se ai po mendon për ndeshjen e radhës ose kushedi se çfarë, por ai thjesht mendon të aktivizojë këdo që është më mirë në atë moment”, përfundoi Kambiaso.
Lini një Përgjigje